LAJMI I FUNDIT:

Vonesa e shqyrtimit të lëndëve në gjykata, mundësi për zhvillim të korrupsionit

Vonesa e shqyrtimit të lëndëve në gjykata, mundësi për zhvillim të korrupsionit

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), degë e Transparency Internacional në Kosovë, sot ka publikuar studimin më të ri “Pritja për drejtësi” i cili rithekson nevojën për kushte më të mira në gjyqësi dhe të angazhojë më shumë juristë për të zvogëluar numrin e lëndëve në gjykata.

KDI ofron këshilla ligjore për dëshmitarë, viktima dhe sinjalizues të korrupsionit, i cili shërbim gjatë gjithë vitit ka pranuar raporte të ndryshme nga qytetarët në lidhje me sistemin e drejtësisë në vend, e në veçanti me kohën që ata duhet të presin derisa çështja e tyre të merr epilog përfundimtar para organeve të drejtësisë.


Rastet që janë raportuar në KDI tregojnë që në gjykata vazhdon të mbetet një numër shumë i madh i lëndëve të vjetra e të pazgjidhura, madje edhe nga viti 1999.

Nëse një palë, qoftë në procedurë civile, penale, administrative apo ekonomike nuk e merr drejtësinë në kohë të arsyeshme, atëherë detyrohet t’i drejtohet mënyrave të tjera zgjidhjes së çështjeve të tyre.

“Mënyrat e tjera nënkuptojnë rrugët joligjore si mitdhënia dhe favorizimi, që në vete përbëjnë korrupsion”, potencoi Florent Spahija këshilltar ligjor në KDI.

E gjetura tjetër nga raporti është kostoja ekonomike që u shkaktohet palëve por edhe vet shtetit nga vazhdimi i pafund i gjykimeve për çështjen e njëjtë. Palët në këto raste dalin dy herë të dëmtuara, njëherë si taksapagues, pastaj edhe si palë në procedurë.

Visar Sutaj nga KDI theksoi që të gjeturat janë bazuar në hulumtimin e realizuar nga KDI dhe analizimin e statistikave të KGjK-së në lidhje me menaxhimin e lëndëve nga sistemi i drejtësisë.

Më tej, i njëjti shtoi se “sistemit të drejtësisë i duhen më shumë këshilltarë ligjorë dhe bashkëpunëtorë profesionalë në mënyrë që të zvogëlohet numri i lëndëve dhe që  qytetarët të marrin drejtësinë”.

Përfaqësuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Agim Maliqi tha se për shumë rekomandime që janë ngritur në raport kanë filluar aktivitete konkrete, është rritur numri i gjykatësve në gjykata themelore për të trajtuar lëndët e natyrave korruptive, ndërsa parashihet edhe trajnimi i tyre.

Sa i përket llogaridhënies ai potencoi se ka gjëra që duhet përmirësuar, ndërsa theksoi se ligji  i ri parasheh masa ndëshkuese më ashpra. P.sh gjyqtarët tani mund të shkarkohen për shkak të mosperformancës.

Arton Demhasaj, drejtori i organizatës Çohu tha që dënimi me kusht për lëndët e korrupsionit është nxitje e korrupsionit, ndërsa masat ndëshkuese për lëndët e korrupsionit është e ulët dhe shqetësuese për parandalimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ai po ashtu vuri theksin te parashkrimi i lëndëve, si problem kryesor që vazhdon ta përcjellë punën e gjykatave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Lajme
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Lajme
Kalo në kategori