LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PP do të vendos gjatë fundjavës, era fryen kah OBRM-PDUKM-ja

OBRM-PP do të vendos gjatë fundjavës, era fryen kah OBRM-PDUKM-ja

Pas seancës dyorëshe të bordit ekzekutiv, OBRM-PP nuk solli vendim se me cilën parti do të bëjë koalicion gjatë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç njofton “Meta”, anëtarët e partisë vendosën që t’i japin edhe disa ditë kohë kryetarit të partisë Ljupço Georgievski, që të mund deri në fundjavë të vendos përfundimisht.


Sipas disa informacioneve, kjo parti do të pranojë ofertën e partisë qeverisëse OBRM-PDUKM-së.

Në këtë ofertë i janë ofruar OBRM-PP-së poste ministrore, udhëheqse dhe pozicione menaxheriale, nëse OBRM-PDUKM-ja arrinë të fitoj zgjedhjet dhe të vijë në pushtet./Telegrafi/