LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Do të ketë edhe shqiptarë në listat për deputetë të LSDM-së

Zaev: Do të ketë edhe shqiptarë në listat për deputetë të LSDM-së

Kreu i LSDM-së Zoran Zaev, pret që zgjedhjet e 11 dhjetorit të sjellin ndryshime pozitive në Maqedoni. Ai vlerëson se shkelja e Kodit Zgjedhor për shkak të numrit të lartë të votuesve në njësinë e gjashtë zgjedhore nuk përbën arsye të mjaftueshme që të shtyhet edhe një herë data e votimeve, njofton Alsat M.

“Ne e kemi caktuar kongresin më 6 nëntor dhe besoj se deri më 5 nëntor organet partiake do të përgatisin të gjitha dokumentet për tu miratuar në kongres. Do të kemi kandidat nga të gjitha bashkësitë etnike pra edhe shqiptarë, që për ne paraqesin figura të respektuara në shoqërinë ku jetojmë”, u shpreh Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Kreu i opozitës maqedonase paralajmëroi se në kongresin e partisë më 6 nëntor do të publikohen emrat e kandidatëve për deputetë, ndërsa konfirmoi se në mesin e tyre do të ketë edhe shqiptarë. Zaev, nuk tregoi se në cilën njësi zgjedhore do të garojë ai. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Lajme
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme

"Burgim i përjetshëm", avokati Syla: Në aktakuzë Naim Murseli konsiderohet si bashkautor, jo porositës

Lajme
Feride Rushiti nominohet për Çmimin Nobel për Paqe 2025

Feride Rushiti nominohet për Çmimin Nobel për Paqe 2025

Lajme
Edi Rama: I hapëm derën një familjeje të shpërngulur nga Gaza, një fëmijë kishte nevojë për mjekim

Edi Rama: I hapëm derën një familjeje të shpërngulur nga Gaza, një fëmijë kishte nevojë për mjekim

Lajme
“Sonte ke rastin, nëse s’më beson…”, zbulohen mesazhet mes autorit të kamufluar si vajzë dhe viktimës Ramzan Mataj

“Sonte ke rastin, nëse s’më beson…”, zbulohen mesazhet mes autorit të kamufluar si vajzë dhe viktimës Ramzan Mataj

Lajme
Kalo në kategori