LAJMI I FUNDIT:

Kjo është deklarata e demarkacionit që PDK dhe LDK nuk e kanë pranuar

Kjo është deklarata e demarkacionit që PDK dhe LDK nuk e kanë pranuar

Anëtari i Kryesisë dhe zëdhënës i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka bërë një sqarim për opinionin publik, pas dështimit të nënshkrimit të një deklarate të përbashkët të liderëve të Pozitës dhe të Opozitës për Demarkacionin.

“Është për keqardhje se si një deklaratë e dakorduar, pothuaj deri në detaje, sobotohet e nuk nënshkruhet në momentin e fundit.

Megjithëse partitë opozitare kishin bërë të pamundurën në harmonizimin e një deklarate të përbashkët, duke u treguar bashkëpunuese e duke pranuar një dokument që nuk paragjykon rezultatin e zgjidhjes së çështjes së demarkacionit, Pozita sot i është kthyer edhe njëherë këngës së vjetër “për ta lavdëruar” marrëveshjen e vet me të cilën e ka futur vendin në telashe.


Krejt cka është kërkuar nga AAK dhe Kryetari i saj Haradinaj, ka qene që fjalës shqyrtim t’i shtoheshin dy germa (ri), kjo në frymën e përmbajtjës së dokumentit, sepse e gjithë fryma e tekstit të deklaratës, ka qenë rishikimi i një procesi, pa e paragjykuar rezultatin”, ka thënë Nitaj përmes një komunikate.

Kjo është deklarata që nuk është pranuar nga dy partnerët e Qeverisë së Koalicionit:

Në frymën e dialogut të brendshëm politik dhe me qëllim të zhvillimit dhe konsolidimit demokratik, forcimit të institucioneve te Kosovës, avancimit të integrimeve euroatlantike dhe ruajtjes e kultivimit të marrëdhënieve me të gjithë partnerët rajonalë e ndërkombëtarë.

Subjektet politike parlamentare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lëvizja VETËVENDOSJE!, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma për Kosovën (NISMA), zotohen se do të punojnë së bashku për gjetjen e zgjidhjes për demarkacionin me Malin e Zi.

Subjeket politike parlamentare do të punojnë së bashku me qëllimin e arritjes së koncensusit në qështjen e demarkacionit me Malin e Zi. Palët nuk ndërmarrin veprime për këtë çështje, për sa kohë që dialogu vazhdon.

Subjektet pajtohen që (ri)shqyrtimi i Marrëveshjes për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi, të jetë në përputhje me integritetin territorial dhe ligjet e Kosovës, interesat dhe proceset integruese te vendit, dhe parimin e respektimit reciprok mes Republikës së Kosovës dhe të Malit të Zi për fqinjësi të mirë dhe partneritet, si dhe parimin e së drejtës ndërkombëtare.

Subjektet pajtojen të punojnë së bashku në frymën e vullnetit të mirë, derisa hollësitë (mekanizmat) për zgjidhjen e çështjes së demarkacionit do të përpunohen brenda pak ditësh. Ftojmë edhe subjektet e tjera për bashkëpunim.

Në trend Lajme

Më shumë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Lajme
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Drejtësi
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Kalo në kategori