LAJMI I FUNDIT:

Pesëmbëdhjetë ditë terr total në tokë – fakt apo shaka?

Pesëmbëdhjetë ditë terr total në tokë – fakt apo shaka?

Këto muaj ka pasur shumë raporte në lidhje me Tokën dhe ndryshimet e saj kohët e fundit dhe jo gjithçka është konfirmuar.

Megjithatë, nëpër media është përhapur një lajm se NASA ka konfirmuar se toka do të përjetojë errësirë totale për 15 ditë në nëntor të vitit 2016 duke filluar nga 15 nëntori deri më 29 nëntor.

Sipas lajmit në fjalë, NASA ka thënë se ky fenomen është paralajmëruar për një periudhë të gjatë dhe astronomët kanë njoftuar se bota do të përjetojnë këtë ngjarje të çuditshme nga 15 nëntor në 3:00 deri më 30 nëntor, 04:45.


Zyrtarët besojnë se kjo ndërprerje është rezultat i një ngjarje astronomike midis Venusit dhe Jupiterit.

Charles Bolden, kreu i NASA-s thuhet se ka lëshuar një dokument 1.000 faqesh që shpjegon ngjarjen në detaje në Shtëpinë e Bardhë.

Raportet thonë se: Venusi do të kalojë në jug-perëndim të Jupiterit e për pasojë do të ndriçojë 10 herë më shumë se Jupiteri, dritë kjo që do të ngrohë gazet në Jupiter duke shkaktuar një reagim.

Gazet do të nxjerrin një sasi të paparë hidrogjeni në hapësirë, raporton syri.net, e cila do të bëjë kontakt me diellin në rreth 2:50 të mëngjesit.

Kur hidrogjeni të bëjë kontakt me diellin ai do të shkaktojë një shpërthim masiv në sipërfaqen e diellit.

Nxehtësia e shkaktuar do të detyrojë diellin që të kthehet në ngjyrë kaltëroshe dhe do t’i duhen të paktën 14 ditë për të rivendosur temperaturën normale dhe mbajtjen e ngjyrës normale për pasojë të cilës ndriçohet edhe toka.

“Ne nuk presim asnjë efekte të mëdha nga kjo errësirë. Efekti i vetëm që kjo ngjarje do të ketë në Tokë është një rritje e temperaturës me j 6 – 8 gradë. Askush nuk duhet të shqetësohet shumë. Kjo ngjarje do të jetë e ngjashme me përvojën e Alaskansas në dimër”, thotë Bolden.