LAJMI I FUNDIT:

Driton Kuka i gatshëm t’i dhurojë Shqipërisë një kampione bote nga Kosova

Driton Kuka i gatshëm t’i dhurojë Shqipërisë një kampione bote nga Kosova

Driton Kuka, trajner Kampion Bote në xhudo, bashkë me sportisten Majlinda Kelmendi kanë rrëfyer në emisionin “Pasdite në Top Channel” se nuk pranojnë asnjë ofertë të shteteve të huaja për të garuar në emrin e tyre.

“Shtete që kanë miliona euro fonde për Federatën e Xhudos do ta dëshironin Majlindën, por për ne ajo është një çështje e mbyllur. Pasi përfaqësoi Shqipërinë, Majlinda nuk do të garojë për askënd tjetër përveç Kosovës”, tha trajneri Kuka.


Por, Kuka bëri një ofertë befasuese për Shqipërinë.

“Unë kam edhe një sportiste tjetër e cila është aktualisht Kampione e Botës për të rinj në xhudo në peshën 52 kg. Është në të njëjtën peshë me Majlindën. Unë jam i gatshëm që këtë kampione t’ia ofroj Shqipërisë, me kushtin që të kem një garanci nga shteti i Shqipërisë se do të investojë tek ajo, do t’i mundësojë kushtet ekonomike” tha Kuka.

Sportistja në fjalë është Distria Krasniqi, e cila nuk mori pjesë në Rio 2016 për arsye se vetëm një sportist mund ta përfaqësojë vendin e tij në një peshë të caktuar.

“Nëse do të realizohet kjo gjë, unë do të shkoj në Olimpiadë me dy sportiste, njërën për Shqipërinë e njërën për Kosovën e me siguri që në finale edhe medaljen e artë edhe të argjendtë mund ta fitojnë këto shqiptare”, tha me mjaft optimizëm Kuka.

Mjalinda Kelmendi, sipas tij, është një shembull pozitiv për të rinjtë e Kosovës, si sportiste dhe si njeri.

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Ylli i West Ham i bindur se do ta ndalin Cityn: Arsenali shpallet kampion

Ylli i West Ham i bindur se do ta ndalin Cityn: Arsenali shpallet kampion

Premier League
Skuadra e inkuadruar në Ligën Premier dëshiron ta dobësojë Arsenalin, bën ofertë të lartë për dy yjet e Topçinjve

Skuadra e inkuadruar në Ligën Premier dëshiron ta dobësojë Arsenalin, bën ofertë të lartë për dy yjet e Topçinjve

Premier League
Kalo në kategori