LAJMI I FUNDIT:

Lëndohen gjashtë policë të Maqedonisë, duke tentuar të ndalojnë një rrahje masive

Lëndohen gjashtë policë të Maqedonisë, duke tentuar të ndalojnë një rrahje masive

Pas përfundimit të ndeshjes së futbollit në mes të K. F Bregallnica dhe K. F Pelisteri, të luajtur në Koçan, ka ardhur deri te përleshja masive në mes të tifozëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 16 e 40 dhe është shkaktuar nga tifozët e Pelisterit, të cilët pas përfundimit të ndeshjes, janë përleshur me qytetarët.


Në tentim për të parandaluar përplasjen, ka ndërhyrë policia, por që është sulmuar nga ana e tifozëve. Nga ky incident, janë lënduar gjashtë policë, ndërkaq janë lënduar edhe tifozë. Me këtë rast, policia ka arrestuar disa tifozë të Manastirit./Telegrafi/