LAJMI I FUNDIT:

Në Tetovë mbahet forum rajonal ekologjik

Në Tetovë mbahet forum rajonal ekologjik

Në kampusin e Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë, nesër do të mbahet një forum rajonal për çështje ekologjike, njofton Telegrafi Maqedoni.

Aktiviteti organizohet nga Civica Mobilitas, ndërkaq i kushtohet rajonit të Pollogut dhe të Shkupit. Tema kryesore është bashkëpunimi për ambient jetësor më të pastër, ku qytetarët, organizatat qytetare dhe përfaqësuesit e palëve tjera të interesuara do të diskutojnë, shkëmbejnë ide dhe inicojnë aksione të përbashkëta.


Forumi do të fillojë në ora 13 dhe do rë zgjatë deri në ora 17./Telegrafi/