LAJMI I FUNDIT:

Në Londër 20 të lënduar nga përplasja e autobusit në urë

Në Londër 20 të lënduar nga përplasja e autobusit në urë

Më shumë se 20 persona kanë mbetur të plagosur pasi një autobus dykatësh, me të cilin ata udhëtonin, është përplasur me një urë hekurudhore.
 
Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në veri të Londrës, në Tottenham.

Shërbimeve të emercencës u është dashur të presin pjesën e kabinës pasi 3 pasagjerë kishin mbetur të bllokuar.


Pesë pasagjerë u dërguan në spital, ndërsa 21 të tjerëve iu dha ndihma në vendin e ngjarjes.

Policia raportoi se asnjë nga të plagosurit nuk ka marrë dëmtime të rënda dhe se janë jashtë rrezikut pë jetën, shkruajnë mediat vendase.