LAJMI I FUNDIT:

Krejt çka ndodhi mbrëmë në mes PSP-së, MPB-së dhe DSK-së (Foto/Video)

Krejt çka ndodhi mbrëmë në mes PSP-së, MPB-së dhe DSK-së (Foto/Video)

Mbrëmë dukej një natë normale por në Maqedoni nuk ka ditë dhe mbrëmje normale. Rreth orës 21 u arrestua hetuesi i PSP-së i cili kishte shkuar të fotografoj shtëpinë dhe objektet tjera që janë nën pronësi të Sasho Mijallkov, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pas disa minutave në stacionin policor ”Beko” në qendër të Shkupit arriti Katica Janeva me ndihmëset e saja e cila tha se e ka marrë me vete hetuesin pasi kjo nuk ka guxuar të ndodh, të arrestohet një hetues i PSP-së i cili bënte detyrën.

katica-beko


”Hetuesi ka pasur një detyrë nga ana jonë për të ndjekur një të dyshuar nga PSP. Ai kishte detyrë që të ndjek një të dyshuar për atë, se saktë ku jeton. Ne nuk e dijmë arsyen se pse është arrestuar ai.” tha Janeva.

Para gazetarëve ajo tha se do të padis disa persona, në mes të cilëve edhe: zëvendësministri Oliver Andonov, drejtori i Birosë për Siguri Publike Mitko Çavkov dhe drejtori i DSK-së Vladimir Atanasovski.

Katica Janeva pasi ka nxjerrë nga stacioni policor hetuesin e PSP-së, është drejtuar drejt objektit të MPB-së ku gjendet edhe Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Janeva dëgjohet duke bërtitur ”Hape derën po ju them. Hape derën”

otvori

Në vendin e ngjarjes ka shumë policë, hetues, prokurorë të PSP-së dhe rojet e hyrjes kryesore të MPB-së dhe DSK-së.

Mes shumë konflikteve ajo u fut në MPB ku pati takim me Oliver Spasovskin ku ai e siguroi se mjetet për ndjekjen e përgjimeve do të jenë të sigurta.

Kryeprokurorja Speciale, Katica Janeva, është larguar nga objekti i MPB-së ku është edhe Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim pasi ministri i MPB-së, Oliver Spasovski, e ka siguruar se do të angazhojë sigurim policie për materialet e DSK-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lençe Ristoska tha se ministri Oliver Spasovski i ka siguruar se gjatë natës nuk do të ndodh asgjë dhe pajisjet për ndjekjen e komunikimit do të jenë në objektin e MPB-së dhe se asgjë nuk do të ndryshojë vend.

Nga ana tjetër Spasovski tha se mjetet për ndjekje të përgjimeve janë në vende të sigurta dhe se i ruan policia dhe se janë nën mbikqyrje të kamerave./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Çfarë është Komisioni Presidencial për Drejtësi Tranzicionale, që pritet të themelohet së shpejti?

Çfarë është Komisioni Presidencial për Drejtësi Tranzicionale, që pritet të themelohet së shpejti?

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Lajme
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori