LAJMI I FUNDIT:

Martesa është vendim që e merrni çdo ditë, e jo vetëm në ditën e martesës

Martesa është vendim që e merrni çdo ditë, e jo vetëm në ditën e martesës

Një ndër keqkuptimet më të mëdha rreth martesës është se posa ta kaloni ditën e dasmës, ju do të jetoni gjithmonë të lumtur. Megjithatë, asgjë nuk mund të jetë më e gabuar se ky mendim

Në fakt, shumica e njerëzve shpenzojnë kohë, energji dhe burime të ndryshme për ta planifikuar ditën e dasmës, në vend se ta planifikojnë jetën së bashku. Martesa është diçka që kërkon angazhim të përditshëm, transmeton Telegrafi.

Çdo ditë që zgjoheni nga gjumi duhet të vendosni nëse dëshironi të angazhoheni – për të mirë apo për të keq. Martesat e mira dhe të fuqishme nuk krijohen përmes fotografive që i postoni në rrjete sociale si Facebook apo Instagram, por ndërtohen nga marrëveshjet e përditshme dhe përmes kohërave të vështira që i përjetoni.


pexels-photo-137576-1024x680

Për çdo fotografi që çiftet e postojnë duke buzëqeshur apo duke përjetuar momente romantike ekziston një moment i fshehtë i agonisë i shoqëruar me lot në faqe, flokëtë shprishura dhe dy njerëz duke u përpjekur t’i rregullojnë gjërat. Ky është realiteti i hidhur i martesës.

Në fund të ditës, martesa mbetet për të rriturit. Ajo kërkon pjekuri, vendosmëri, këmbëngulje dhe dashuri pa kushte për të krijuar dhe për të mbajtur lumturinë. Sekreti për një martesë dhe jetë të lumtur është që çdo ditë të bëni diçka të mirë qëllimshëm. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Egjipti ka humbur titullin si vendi më i vizituar: Një destinacion që bën para përrallore nga turistët është në fron

Egjipti ka humbur titullin si vendi më i vizituar: Një destinacion që bën para përrallore nga turistët është në fron

Çfarë të vizitosh
Pesë fraza që përdorin personat e mençur për të shmangur një konflikt

Pesë fraza që përdorin personat e mençur për të shmangur një konflikt

A e dini se...
Njihuni me pesë shenjat e horoskopit që tërbohen nga xhelozia!

Njihuni me pesë shenjat e horoskopit që tërbohen nga xhelozia!

Astrologji
Warren Buffett: “Para se të vdisni, pavarësisht sa para keni, kështu duhet ta ndani pasurinë tuaj”

Warren Buffett: “Para se të vdisni, pavarësisht sa para keni, kështu duhet ta ndani pasurinë tuaj”

Lifestyle
Sa kohë mund të qëndrojnë rrobat e lara në makinë larëse para se të marrin erë?

Sa kohë mund të qëndrojnë rrobat e lara në makinë larëse para se të marrin erë?

A e dini se...
Sa e njeh vërtet veten? Zbulo cilit tip personaliteti i përket!

Sa e njeh vërtet veten? Zbulo cilit tip personaliteti i përket!

Lifestyle
Kalo në kategori