LAJMI I FUNDIT:

Rama: Shqiptarët janë fitimtarë e serbët janë humbës (Video)

Rama: Shqiptarët janë fitimtarë e serbët janë humbës (Video)

Të enjten e kaluar, dy kryeministrat, ai i Shqipërisë, Edi Rama, dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, u takuan për forumin e sigurisë në Beograd.

Në këtë takim Rama kishte përmendur edhe rastin se Franca, edhe pse nuk dëshironte, pranoi Gjermaninë e Bashkuar, e në intervistën për Jeta në Kosovë, i pyetur se a do ta pranonte Serbia një Shqipëri të Bashkuar, Rama shtoi se këto procese kërkojnë kohë.


Ai shtoi se shqiptarët kanë avantazhin sa i përket moralit pasi që “shqiptarët janë fitimtarë e serbët humbës”.

“Këto janë procese që kërkojnë jo vetëm kohën e tyre, por nga njerëzit varet sa zgjatë koha. Nëse ne do të hyjmë çdo javë nëpër cepa, duke kërkuar merimanga minj dhe hije të së kaluarës, ne do të vonojmë veten pafundësisht. Ne jemi ata që kanë avantazhin moral në gjithë këtë histori. Serbët kanë humbur luftën, shqiptarët kanë fituar luftën. Ne duhet të sillemi si fitimtarë e jo si humbës dhe duhet të sillemi në këtë proces si vizionarë e jo si administratorë të së përditshmes”, tha Rama në intervistën për “Jeta në Kosovë” të zhvilluar në Beograd. /kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Lajme
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Drejtësi
Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Lajme
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Lajme
Kalo në kategori