LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Fajtor për njësinë zgjedhore 6 është BDI-ja

Thaçi: Fajtor për njësinë zgjedhore 6 është BDI-ja

Lideri i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni Menduh Thaçi pas takimit të sotëm me ambasadorin amerikan Jess Baily deklaroi se qëndrimi i përbashkët është se zgjedhjet janë pika e parë, por kryesore, e cila do të demonstrojë gatishmëri të Maqedonisë si shtet në të cilin zbatohen zgjedhjet.

“Konstatuam se nuk janë të rëndësishme vetëm institucionet dhe individët, por shumë e rëndësishme është vullneti politik i të gjithë subjekteve të cilët do të marrin pjesë në këtë proces”, tha Thaçi.

Në pyetjen e gazetarëve për njësinë zgjedhore 6, Thaçi tha se ajo është problem, etnik por edhe mes partive të shqiptarëve, për çka ka treguar edhe në takimin e liderëve.


“Fajtor kryesor dhe përgjegjës për këtë situatë është BDI-ja, e cila konsideron se nëse njësitë zgjedhore janë të njëjta, ato automatikisht do të humbin dy deri në tre deputetë. Me këshillë të bashkësisë ndërkombëtare, nuk kam bërë problem të mos shkojmë në zgjedhje, sepse do të isha alibi i dikujt që realisht nuk dëshiron të kemi zgjedhje. Është shumë e rëndësishme, të gjithë të kuptojmë se zgjedhjet kredibile janë një mundësi për ekzistencë politike të partive politike dhe individuale”, tha Thaçi.

Lidhur me punën e PSP-së Thaçi tha se nuk dëshiron të flasë, kur flet drejtësia dhe se vlerësime politike mund të japë në fund të procesit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Do të marrësh plumb në kokë”, kërcënohet me jetë kryetari i Zubin Potokut nga një person që thotë se është oficer i MUP-it

“Do të marrësh plumb në kokë”, kërcënohet me jetë kryetari i Zubin Potokut nga një person që thotë se është oficer i MUP-it

Lajme
Kryeprokurori i Prishtinës jep detaje për vrasjen në Aktash: Janë marrë kamerat e sigurisë, po i përpunojmë video-incizimet

Kryeprokurori i Prishtinës jep detaje për vrasjen në Aktash: Janë marrë kamerat e sigurisë, po i përpunojmë video-incizimet

Drejtësi
Arbëreshët i këndojnë komandantit legjendar Adem Jashari, i pranishëm edhe Lulëzim Jashari

Arbëreshët i këndojnë komandantit legjendar Adem Jashari, i pranishëm edhe Lulëzim Jashari

Lajme
​MD ndryshon Ligjin për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, bën thirrje për mbështetje

​MD ndryshon Ligjin për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, bën thirrje për mbështetje

Drejtësi
Gashi: Interpelanca ndaj meje është dorëzuar nga një parti albanofobe

Gashi: Interpelanca ndaj meje është dorëzuar nga një parti albanofobe

Politikë
Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima

Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima

Lajme
Kalo në kategori