LAJMI I FUNDIT:

Gjilani – Hajvalia luhet pa shikues

Gjilani – Hajvalia luhet pa shikues

Dueli ndërmjet Gjilanit dhe Hajvalisë i paraparë të zhvillohet ditën e diel do të luhet pa prezencën e tifozëve.

Kjo pasi Komisioni Disiplinor i shkallës së parë ka dënuar klubin gjilanas me një ndeshje pa tifoz për shkak të lëshimit në organizimin e ndeshjes së javës së VIII-të ndaj Llapit, mëson Gazeta Sheshi.

KF “ GJILANI “ nga Gjilani në procedure të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit , për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së VIII-te të VALA SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; GJILANI – LLAPI e zhvilluar në stadiumin e qytetit ( raportet e zyrtarëve ; fyerje, kërcnime të disa personave të pa identifikuar në hyrje të zhveshtoreve drejtuar personave zyrtar te ndeshjes pas përfundimit të pjesëlojes së pare dhe përfundimit të takimit ) si dhe mos marrja e masave për largimin e të njëjtëve nga ana e klubit nikoqir – organizatorit të ndeshjes;


DËNOHET

Me zhvillimin e 1 ( një ) ndeshje në fushën e vet pa praninë e shikuesëve në bazë të Rregullores Disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 2.

Ndërkohë që edhe zyrtari i klubit kuq e bardh Albert Kastrati është dënuar me dy muaj mos ushtrim të detyrës për manifestim të sjelljeve josportive ( fyerje dhe ofendime drejtuar gjyqtarit kryesor në po të njëjtën ndeshje.

Në trend Sport

Më shumë
Ilir Daja largohet nga Ballkani, përshëndetet me lojtarët pas ndeshjes me Malishevën

Ilir Daja largohet nga Ballkani, përshëndetet me lojtarët pas ndeshjes me Malishevën

Superliga
U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

La Liga
Ylli i Real Madridit ‘i shkatërruar’ pasi nuk arriti që të largohej nga klubi këtë verë

Ylli i Real Madridit ‘i shkatërruar’ pasi nuk arriti që të largohej nga klubi këtë verë

La Liga
A ishte afër transferimit tek Barcelona këtë verë? Williams tregon gjithçka

A ishte afër transferimit tek Barcelona këtë verë? Williams tregon gjithçka

La Liga
Luajti vetëm 23 minuta me fanellën e tyre, Como e largon nga ekipi Varanen

Luajti vetëm 23 minuta me fanellën e tyre, Como e largon nga ekipi Varanen

Serie A
Malisheva e Bekim Isufit sërish leksione futbolli me një lojtar më pak – ia shkakton humbjen e parë kampionit

Malisheva e Bekim Isufit sërish leksione futbolli me një lojtar më pak – ia shkakton humbjen e parë kampionit

Superliga
Kalo në kategori