LAJMI I FUNDIT:

Los Zetas: Si e krijuan 34 komandot, kartelin më brutal të drogës në histori? (Foto)

Los Zetas: Si e krijuan 34 komandot, kartelin më brutal të drogës në histori? (Foto)

Karteli meksikan i drogës Los Zetas, cilësohet si banda më brutale e gjithë së historisë së krimit të organizuar.

Los Zetas u formua fillimisht nga 34 ushtarakë të Forcave Speciale të ushtrisë meksikane në fund të viteve ‘90, dhe shërbeu si krah ushtarak i Kartelit Gulf deri në ndarjen e dhunshme në vitin 2009, shkruan Tirana Observer.

Ky grup është përgjegjës për disa veprime të dhunshme famëkeqe, përfshi edhe vrasjen e 72 emigrantëve amerikanë në 2010-n.


Qeveria amerikane i ka cilësuar si “grupi me teknologji më të përparuar, sofistikuar dhe si karteli më i rrezikshëm që operon në Meksikë”.

Me një prezencë të fortë në rreth 17 shtete meksikane, ose sa gjysma e vendit, Los Zetas është sindikata më e madhe e krimit që operon në Meksikë.

Pothuajse të gjithë liderët e Los Zetas kanë trajnim ushtarak, ka bërë që ky grup të përdorë metodat më brutale kundër rivalëve të tyre.

Në vitin 2010 DEA por dhe shteti i Meksikës e ka shpallur këtë grup, si armikun kryesor të shtetit. Sot, ky grup, përveç trafikimit të drogës merret edhe me prostitucionin e fëmijëve si dhe me vjedhjen e naftës

1

Organizata është formuar në vitet e ‘90-ta, ku ata vepronin si sigurim privat i Kartelit të Gjirit.

Fillimisht grupi ishte i përbërë nga 34 ushtarakë të forcave speciale amerikane. Ata ishin skuadra e vdekjes dhe paguheshin për të ruajtur jetën e liderit të ri Kartelit të Gulfit, Osiel Cárdenas Guillén.

2

Karteli i Gulfit ishte në mesin e një luftë të dhunshme kur Cárdenas Guillén mori drejtimin e kartelit në vitin 1999. Për mbrojtjen e tij Cárdenas Guillén punësoi si badigard togerin e ushtrisë në pension Ruben ‘el Chato’ Salinas, i cili më pas mori 30 dezertorë të ushtrisë meksikanë për të krijuar një nga grupet më të forta mercenare dhe të mirëpaguara të kartelit.

1

Me kalimin e viteve, Cardenas i zgjeroi përgjegjësitë e Zetas. Grupi ushtarak me anë të kërcënimeve nisi rrugën drejt pushtetit të pakontestueshëm derisa Karteli Gulf u bë virtualisht i paprekshëm nga organet ligjzbatuese.

1

Në vitin 2003, Los Zetas e zgjeruan grupin me 300 paramilitarë të tjerë që ishin të pajisur me armë të sofistuar dhe të mirëstërvitur ushtarakisht. Ministria e Mbrojtjes Meksikane e cilësoi grupin si “skuadra më e frikshme e vdekjes që kishte punuar ndonjëherë në historinë e krimit të organizuar meksikan”.

1

Pas një përplasje me armë me ushtrinë meksikane në vitin 2003, lideri i Kartelit të Gulfit, Cárdenas Guillén u arrestua dhe u dënuar me 25 vite burg. Por në atë kohë Los Zetas e kishin tejkaluar Kartelin Gulf si në të ardhura, anëtarë, por edhe në influencë. Pas vitesh konfliktesh të brendshme, në vitin 2010, Zetas u ndanë zyrtarisht nga Karteli Gulf.

1

Nuk zgjati shumë kohë dhe kartelet u bënë rivale duke i kthyer armët njëri-tjetrit. Në përpjekje për të frikësuar konkurrencën dhe për të rekrutuar sa më shumë anëtarë, Zetas ndërmorën edhe shumë masakra dhe sulme ndaj civilëve.

1

Mes vitit 2010 dhe 2011, Zetas vranë mbi 350 fermerë dhe punëtorë në Meksikë dhe Guatemala, për arsyen se ata refuzuan të bashkoheshin në grupin e tyre.

1

Ish-trupa ushtarake të Guatemalës, të njohur nga ekspertët “makinat vrasëse” u rekrutuan nga Zetas, për të vendosur kampe rreth Meksikës për të stërvitur rekrutët e rinj nga mosha 15 deri në 18 vjeç.

1

Shumë nga 34 anëtarët e parë të Zetas janë arrestuar ose vrarë nga autoritet meksikane, përfshirë edhe arrestimin liderit Alejandro “Omar” Trevino në mars 2015. Por pavarësisht arrestimeve, qindra Zetas të tjerë të hekurt qëndrojnë. Grupi vazhdon të mbajë fuqinë e tij në 17 shtete meksikane, pra në gjysmën e vendit, si edhe janë aktivë në Teksas të SHBA-së.

1

Grupi vazhdon të kërcënojë qytetarët në të dy anët e kufirit meksikano-amerikan. FBI-ja beson se Los Zetas kontrollojnë shumë banda amerikane, si Mafia Meksikane, Sindikatën e Krimit të Teksasit, Hermanos Pistoleros Latinos dhe MS-13.

Në trend Botë

Më shumë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Dronët sulmojnë një rafineri nafte, zjarr gjithashtu në një fabrikë të pajisjeve ushtarake – detaje dhe pamje të

Dronët sulmojnë një rafineri nafte, zjarr gjithashtu në një fabrikë të pajisjeve ushtarake – detaje dhe pamje të "dy shpërthimeve” në Rusi

Botë
Zviceranët votojnë kundër zgjerimit të autostradave

Zviceranët votojnë kundër zgjerimit të autostradave

Evropa
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori