LAJMI I FUNDIT:

PLD: Do ta përmirësojmë rolin e gruas në shoqëri

PLD: Do ta përmirësojmë rolin e gruas në shoqëri

Roli aktiv i gruas në luftën kundër dhunës familjare dhe miratimi i Konventës për luftë të gruas kundër dhunës familjare, ulja e pabarazisë gjinore në të gjitha fushat duke përfshirë edhe paralamentin e Republikës së Maqedonisë, të drejta më të mëdha për nënat e vetme, këto janë pjesë e prioriteteve të forumit të gruas të Partisë Liberale Demokrate, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Grave do t’iu mundësojmë të fitojnë dije për ide sipërmarrëse dhe hapje të biznesve të tyre, siguri më të madhe gjatë punës dhe përmirësim të kushteve të punës”, deklarojnë nga PLD.

Forumi i gruas së PLD-së paralajmëroi edhe masa për përmirësimin e ajrit dhe mjedisit natyror. /Telegrafi/