LAJMI I FUNDIT:

Barazim dëshpërues në derbin më të madh anglez (Video)

Barazim dëshpërues në derbin më të madh anglez (Video)

Ndeshje më e madhe në Angli nuk ka dhuruar spektakël ashtu siç është pritur.

Liverpooli dhe Manchester United kanë luajtur si të frikësuara kundër njëra-tjetrës duke mos lënë shumë hapësira prapa, e duke e mbyllur ndeshjen baras (0-0).

Faktin se pjesa e parë ishte shumë e dobët e dëshmon se nuk kishte asnjë rast të mirë në pjesën e parë.


liverpool-2
Ibrahimovic i vetmi që u mundua të bëjë më shumë te United

Përveç disa provave nga Ibrahimovic që u mundua nga disa pozita, por nuk ishte as afër cakut.

Liverpooli rrezikoi me Sturridge dhe Coutinho, por edhe të kuqtë nuk ia arritën të bëjnë më shumë.

liverpool-3
Coutinho, ‘truri’ i Liverpool

Pjesa e dytë filloi me Liverpoolin më kërkues.

Ishte Emre Can që e kishte rastin më të mirë në ndeshje deri në ato çaste, ku gjuajti nga 6-7 metra, por goditja e tij u prit shumë bukur nga De Gea.

Të Kuqtë provuan edhe me mesfushorin brazilian Coutinho që gjuajti fuqishëm nga 25 metra, por De Gea edhe një herë tregoi që është portieri i madh.

liverpool-1
Duel i shpeshtë në krahë mes Millner dhe Rashford

Në minutat e fundit Liverpooli ishte më mirë duke provuar të organizojë lojë, por Jose Mourinho kishte vendosur mjaft mirë lojtarët.

Pas barazimit Liverpooli është i katërti me 17 pikë, ndërsa i shtati me 14 pikë. /Telegrafi/

http://www.dailymotion.com/video/x4xtsg4_david-de-gea-amazing-save-hd-liverpool-vs-manchester-united-0-0-17-10-20_sport

Në trend Sport

Më shumë
Kushtrim Mushica përzgjedh formacionin e tij të preferuar të Kosovës për ndeshjen ndaj Rumanisë

Kushtrim Mushica përzgjedh formacionin e tij të preferuar të Kosovës për ndeshjen ndaj Rumanisë

Përfaqësuesja e Kosovës
Real Madridi i pakënaqur me komentet e Vinicius Jr, Los Blancos tani janë më të hapur për ta larguar

Real Madridi i pakënaqur me komentet e Vinicius Jr, Los Blancos tani janë më të hapur për ta larguar

La Liga
Kosovë - Rumani, Dardanët synojnë ta nisin me fitore edicionin e ri të Ligës së Kombeve

Live Kosovë - Rumani, Dardanët synojnë ta nisin me fitore edicionin e ri të Ligës së Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Rumanisë – Foda iu beson senatorëve

Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Rumanisë – Foda iu beson senatorëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Dani Alves është parë duke luajtur futboll në publik për herë të parë që nga lirimi nga burgu

Dani Alves është parë duke luajtur futboll në publik për herë të parë që nga lirimi nga burgu

Ndërkombëtare
Koeman e përjashtoi nga Holanda për shkak të kalimit në Arabi Saudite, Bergwijn i përgjigjet brutalisht

Koeman e përjashtoi nga Holanda për shkak të kalimit në Arabi Saudite, Bergwijn i përgjigjet brutalisht

Ndërkombëtare
Kalo në kategori