LAJMI I FUNDIT:

VV: Fondi Pensional i qytetarëve, jo i Qeverisë

VV: Fondi Pensional i qytetarëve, jo i Qeverisë

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje po mban dëgjim publik për të diskutuar për ndryshimin e Projektligjit për Fondet Pensionale.

Besnik Bislimi nga VV-ja tha se Qeveria nuk ka mbajtur dëgjim publik me qytetarë për këtë projektligj ku sipas tij Qeveria dëshiron që me anë të ligjit t’i përdorë mjetet e Fondit Pensional.

Në këtë dëgjim publik ka folur edhe nënkryetari i komunës së Prishtinës Dardan Sejdiu, sipas të cilit në asnjë formë dhe mënyrë mjetet e Fondit Pensional nuk janë të Qeverisë. /Telegrafi/