Ambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vitaly Churkin, është shprehur se, tensionet me Shtetet e Bashkuara kanë arritur pikën më të lartë që prej luftës së Lindjes së Mesme të vitit 1973.
Megjithatë, Churkin u kujdes të nënvizonte gjithashtu se marrëdhëniet e Luftës së Ftohtë mes ish-Bashkimit Sovjetik dhe SHBA-ve, mbi 40 vite më parë, ishin të ndryshme nga marrëdhëniet e sotme Rusi-SHBA.
“Situata e përgjithshme është shumë e keqe në këtë pikë, ndoshta më e keqja që prej 1973-shit”, tha ai në një intervistë me 3 gazetarë nga selia e OKB-së.
Por Churkin deklaroi më tej se “edhe pse kemi ndasi tepër të mëdha në disa çështje, si për shembull Siria, ne vazhdojmë të punojmë së bashku për çështje të tjera, e në disa raste shumë mirë”. Kjo nënkupton se, gjendja e sotme është ndryshe nga ajo e Luftës së Ftohtë.
Kur Egjipti dhe Siria nisën një sulm të befasishëm kundër Izraelit në ditën më të shenjtë të kalendarit hebraik në tetor të vitit 1973, e gjithë Lindja e Mesme u përfshi nga vorbulla e trazirave. Sipas historianëve, kërcënimi i shpërthimit të një lufte mes Bashkimit Sovjetik, që mbështeste arabët, dhe Shteteve të Bashkuara, aleatit më të ngushtë të Izraelit, gjatë luftës “Yom Kippur”, ka qenë në nivelet më të larta që prej krizës së raketave në Kubë në vitin 1962.
Churkin tha se ka një “sërë çështjesh” që i kanë sjellë marrëdhëniet SHBA-Rusi në pikën aktuale të ulët.
“Bëhet fjalë për një parim themelor, mungesën e respektit dhe mungesa e diskutimeve të thella mbi çështje politike”, tha ai.
Ambasadori rus vuri në dukje dy prej këtyre çështjeve: vendimin që SHBA-të dhe NATO kanë ndërmarrë për të zgjeruar sigurinë e tyre “në dëm të Rusisë”, duke pranuar një sërë kombesh të Europës Lindore, dikur pjesë e bllokut sovjetik, si anëtarë të aleancës atlantiko-veriore, si dhe tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga Traktati i raketave Antibalistike në vitin 2001.
Një nga “provokimet më të mëdha” gjatë administratës së presidentit George W. Bush ishte samiti i vitit 2008 i NATO-s, që vendosi se Ukraina dhe Gjeorgjia duhej të bëheshin anëtarë të kësaj aleance, shtoi më tej ai. Por mbi të gjitha, sipas tij, qëndron konflikti që shpërtheu në Ukrainën lindore në prill të vitit 2014, vetëm pak javë pasi presidenti i mbështetur nga Moska i Ukrainës u rrëzua nga pushteti përmes protestave masive. Churkin e quajti atë “një grusht shteti” i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara. Ndaj dhe, menjëherë pas këtyre trazirave, Rusia aneksoi gadishullin ukrainas të Krimesë, gjë që solli edhe vendosjen e sanksioneve të rënda ekonomike e financiare nga Perëndimi për Moskën, transmeton TCH.
Marrëdhëniet mes Washingtonit dhe Moskës janë përkeqësuar edhe më tej gjatë muajit të kaluar, pas shkeljes së armëpushimit në Siri dhe përshkallëzimit të bombardimeve ndaj Aleppos nga avionët sirianë dhe ato rusë, por edhe akuza e Shteteve të Bashkuara se Rusia po përpiqet të ndikojë në zgjedhjet presidenciale të muajit të ardhshëm.
Por, megjithë marrëdhënieve të tendosura mes tyre, Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, si dhe ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, u takuan të shtunën në Lozanë të Zvicrës, në përpjekje për të shqyrtuar mundësitë për rikthimin e një armëpushimi në Siri.
E pavarësisht kontradiktave, Churkin ka përmendur edhe një sërë arritjes pozitive. Ai theksoi marrëveshjet në Këshillin e Sigurimit së OKB-së gjatë viteve të fundit, të mbështetura nga Moska dhe Uashingtoni, edhe mbi Sirinë: konkretisht lejimin e kalimit të ndihmave humanitare edhe pa miratimin e qeverisë siriane, si dhe ngritja e një ekipi ekspertësh për të përcaktuar përgjegjësinë e sulmeve me armë kimike në vend. Ai përmendi gjithashtu edhe rezolutat e Këshillit të Sigurimit për të luftuar terrorizmin.
Shtetet e Bashkuara dhe Rusia ishin gjithashtu lojtarë kyç në marrëveshjen bërthamore të vitit të kaluar me Iranin, ndërsa vetëm një javë më parë ata ranë dakord për nominimin e ish-kryeministrit portugez, Antonio Guterres, për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së. Gjë që sipas Churkin “mund të konsiderohet edhe si suksesi më i përkryer i Këshillit të Sigurimit në 5 vitet e fundit”. Guterres u zgjodh më pas në unanimitet edhe gjatë Asamblesë së Përgjithshme të ditës së enjte.
Në fund, Churkin thotë se Rusia do të dëshironte të normalizonte marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara. “Nëse ndryshimi i administratës do të ndihmojë disi në këtë aspekt, kjo do të ishte e shkëlqyeshme. Por edhe nëse presidenti Barack Obama do të qëndronte për një tjetër mandat, gjë që e ka të pamundur, ne do të përpiqeshim të rikthenim në normalitet marrëdhëniet tona”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bisedimet e klimës përfundojnë me premtimin prej 300 miliardë dollarësh – por shuma vlerësohet si “jashtëzakonisht e pamjaftueshme”
Shëtiste me biçikletë rrugëve të Birminghamit, polici arrin ta rrëzojë në tokë të dyshuarin – i gjen revole në çantë
I riu nga Koreja e Veriut shtoi qëllimshëm në peshë për të shmangur shërbimin ushtarak
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400
Shkoi në aheng me granatë, e njëjta shpërthen dhe lë të vdekur një person dhe të plagosur katër të tjerë në Kroaci
Putinit i mungojnë ushtarët në vijën e frontit, tenton të joshë rekrutët e rinj – u premton faljen e borxheve në vlerë prej 95 mijë dollarësh
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
Përfundon transplanti i parë i dyfishtë dhe plotësisht robotik i mushkërive në botë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj