Gatishmëria e Forcës së Sigurisë së Kosovës për përgjegjësi të reja mbrojtëse, duke u transformuar në Forca të Armatosura ishte një ndër temat më të përfolura për një kohë të gjatë.
Deklarata të shumta ishin të dëgjuara nga përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës me theks se FSK ka përmbushur objektivat dhe është mëse e gatshme për misione paqeruajtëse në botë, përkrah forcave të NATO-s.
Por, edhe pas gjithë këtyre deklarimeve ndër vite, ende nuk është arritur shndërrimi i FSK-së në FAK.
Kurse deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka theksuar se përderisa shteti ka në krye një qeveri të tillë, atëherë themelimi i FAK-ut është i pamundur për këtë kohë.
“Përderisa të kemi në krye të Kosovës, një qeveri që themelimin e FAK-ut e ka vënë në varësi të qëndrimeve politike të Beogradit, atëherë kjo veçse duket që e ka bërë të pamundur në këtë kohë”, ka thënë Selimi.
Ndërsa sipas Selimit, themelimi i Forcave të Armatosura të Kosovës është mëse i domosdoshëm.
“Themelimi i FAK edhe është i mundshëm edhe i domosdoshëm. Vetëm kërkohet një qeveri tjetër që, ndryshe nga kjo, do ta merrte seriozisht dhe si detyrë shtetërore krijimin e mbrojtjes ushtarake në Kosovë”, ka shtuar Selimi.
Ndërsa gjatë kësaj kohe gjendja politike në vend është edhe më shqetësuese, duke marrë parasysh ngrirjen e punës së deputetëve të Listës Serbe e vota e të cilëve është shumë e nevojshme.
Kurse Selimi ka theksuar se duke e ditur se Lista Serbe nuk e do as Kosovën të pavarur e as ushtrinë e saj.
“Duke e ditur që Lista Serbe nuk e do as Kosovën të pavarur e as ushtrinë e saj, duke e ditur që Lista Serbe ka lojalitet ndaj Qeveris së Serbisë, atëherë Kosova nuk do të duhej ta pyeste as Listën Serbe e as Beogradin për të themeluar ushtrinë”, ka shtuar Selimi.
Gjithashtu sipas tij Kosova duhet ta bëjë FAK-un pa e pyetur Serbinë dhe në një bashkëpunim me partnerët dhe qeveritë anëtare të NATO-s të cilat në përgjithësi janë të gatshme ta ndihmojnë Kosovën që ta ketë ushtrinë.
Ndërsa Skender Perteshi nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë në një prononcim për Indeksonline ka theksuar se procesi i themelimit të Forcave të Armatosura të Kosovës ende mbetet peng i zhvillimeve politikike në Kosovë.
“Pritet vendimi politik, i cili do t’i hapte rrugën FSK-së, që të transferohej në Forca të Armatosura të Kosovës. Problemi kryesor mbetet tek Lista Serbe, pa votat e të cilëve është e pamundshme ndryshimi i kushtetutës, e cila do ti hapte rrugë themelimit të Forcave të Armatosura të Kosovës”, ka thënë Perteshi.
Gjithashtu sipas tij Serbia nëpërmjet mekanizmit të saj në Kosovë, pra përmes Listës Serbe është duke penguar zhvillimin e shtetit në shumë fusha të rëndësishme, duke përfshirë edhe themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.
“Për deputetët e Listës Serbe nuk është prioritet votimi i ndryshimeve kushtetuese për themelimin e FAK-ut. Qeveria e Kosovës duhet të ketë një plan konkret për zhvillimin e FSK-së, aktuale, duke bërë ndryshimin për ligjin për FSK-në. Kapacitetet, mandati, dhe misioni i FSK-së, janë të përcaktuara me ligjin për FSK-në, dhe Qeveria e Kosovës, duhet menjëherë të fillojë procedurat për ndryshimin e Ligjit për FSK-së, që t’i shtohen kompetencat, pajisjet, madhësia, si dhe mandati i FSK-së. Për ndryshimin e ligjit të FSK-së, nuk kërkohen ndryshimet kushtetuese e as 2/3 e votave të deputetëve pakicë në Kuvendin e Kosovës”, ka shtuar Perteshi.
Po ashtu nga Perteshi është bërë e ditur se sigurisht që Qeveria e Kosovës nuk është duke e dërguar rekomandimin për transformimin e FSK-së në FSK në Kuvendin e Kosovës, për arsye se nuk kanë vota të mjaftueshme nga ana e deputetëve të komuniteteve pakicë në Kosovë, të cilat do të mundësonin themelimin e FAK-ut.
“Kjo situatë do të vazhdojë njëjtë, derisa të bindet Lista Serbe, për votimin e ndryshimeve kushtetuese për themelimin e FAK-ut”, ka përfunduar Perteshi./Indeksonline/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gashi uron Ditën e Alfabetit: E vlerësoj këtë festë dhe gjuhën shqipe si gurthemel të shoqërisë dhe diversitetit etnik
Kushtetuesja “lë” në arrest Berishën, Hoxha: Vendimi i pritshëm, nuk respektoi vendimin e gjykatës
Punëtoret teknike në Kuvend refuzojnë takimin me anëtarët e Komisionit për të drejtat e njeriut
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje