LAJMI I FUNDIT:

Pique zbulon si iu paraqit Shakiras, do t’ju mahnitë fati i tyre se si u takuan (Foto)

Pique zbulon si iu paraqit Shakiras, do t’ju mahnitë fati i tyre se si u takuan (Foto)
Foto: Arkiv

Mbrojtësi i Barcelonës dhe reprezentuesi i Spanjës, Gerard Pique, ka treguar historinë e tij të bashkimit me këngëtaren Shrakira.

Pique dhe Shakira që ka kohë që jetojnë bashkë dhe kanë djalin Milan, kanë pasur mjaft fat që sot të jenë bashkë.

Në fakt, mënyra se si mbrojtësi e ka kontaktuar nuk është se duhet t’i merret lakmi (përpos nëse jeni milioner ose futbollist që luani për Barcelonën).


Pique ka treguar në një intervistë së fundmi se si arriti të kontaktonte me Shakiran dhe cilat ishin fjalët e para në drejtim të saj, shkruan Telegrafi.

Synimi i secilit për lidhje të suksesshme...
Synimi i secilit për lidhje të suksesshme…

Ai tregon se si i ka shkruar këngëtares pasi u takua me të setin e videoklipit të këngës për Botërorin 2010 në Afrikë të Jugut.

Pique ngacmon Shakiran për selfiet...
Lexo po ashtu Pique ngacmon Shakiran për selfiet...

“Ajo arriti në Afrikën e Jugut para nesh sepse ka kënduar në ceremoninë hapëse. Unë ia kam dërguar një mesazh për ta pyetur se si është moti, sepse ne do të arrinim pas disa ditësh”, fillon tregimin e tij Pique.

Nuk duket mënyra më e mirë për të nisur kontaktin me një femër, por duket se te Pique ka pasur efekt.

“Kjo është një pyetje e zakonshme tejet pa lidhje, ku përgjigja që kam pritur ishte një përgjigje e shkurtër prej saj se është thjesht ftoftë dhe se duhej të merrja pallton”.

“Por, ajo më ka shkruar një paragraf të gjatë, në detaje për ndryshimet e temperaturës gjatë ditës”.

“Thashë: “Zot, kjo nuk është normale”. Ishin detajet ato që ma bënë të qartë se kjo femër më ka tërhequr”, u shpreh Pique.

Shakira dhe Pique e bëjnë nxeht...
Shakira dhe Pique e bëjnë nxehtë…

Dhe duket se Shakira ka qenë inspirimi që Pique të përkushtohet maksimalisht që të arrijë finalen.

“Ne filluam të komunikonim me njëri-tjetrin gjatë gjithë kampionatit, por mënyra e vetme për t’u takuar ishte në finale, sepse ajo do të performonte në ceremoninë mbyllëse”.

“Unë i kam thënë se do të arrija finalen që të takohesha me të. Aty ishte hera e dytë që e takova, pas finales së Kupës së Botës”, përfundoi rrëfimin e tij Pique.

Sot ata vazhdojnë të jenë prej çifteve më stabile në skenën e shoubizit botëror. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Driloni-Edit në BBVK: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty

Driloni-Edit në BBVK: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty

Magazina
“Sa e turpshme” - Aktorja që bëri stërvitje gjatë fluturimit kritikohet nga shumë fansa

“Sa e turpshme” - Aktorja që bëri stërvitje gjatë fluturimit kritikohet nga shumë fansa

Magazina
Stjuardesa e 'British Airways' përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne

Stjuardesa e 'British Airways' përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne

Magazina
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina
Habit moderatori Ronaldo Sharka: Jam në ditët e mia të ciklit menstrual, edhe meshkujt përjetojnë të njëjtat simptoma

Habit moderatori Ronaldo Sharka: Jam në ditët e mia të ciklit menstrual, edhe meshkujt përjetojnë të njëjtat simptoma

Magazina

"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë

Magazina
Kalo në kategori