LAJMI I FUNDIT:

Salihaj: Kam dëshmi për vrasje të caktuara, jam i gatshëm të dëshmoj në Gjykatën Speciale (Video)

Salihaj: Kam dëshmi për vrasje të caktuara, jam i gatshëm të dëshmoj në Gjykatën Speciale (Video)

E plotësuar: Deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, ka thënë se është i gatshëm të dëshmojë për gjërat që i di, madje edhe në Gjykatën Speciale.

“Jam i gatshëm me dëshmu. Kam qenë i rrezikuar gjithmonë dhe jam i vendosur me thënë të vërtetën. Kam informata të caktuara për vrasje të caktuara”, ka thënë ai, duke shtuar se nuk do të shkojë në Prokurorinë e Kosovës sepse nuk ka besim tek ajo.

https://youtu.be/_w0-qecUm9U


Ai ka komentuar edhe letrat e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, drejtuar Prokurorisë për zbardhjen edhe të vrasjeve te pasluftës dhe atentatin ndaj presidentit Ibrahim Rugova.

“Janë lojë, asgjë serioze, asgjë e sinqertë aty”, shprehet ai. “Prokuroria nuk guxon me hetu pa i thanë Thaçi. Me këtë ai po dëshiron me shpëtu lëkurën e tij, nga Gjykata Speciale, duke u çuar njerëzit e tij nëpër burgje. Ai ka qenë në krye të strukturave që kanë kryer vrasje. Ai ka qenë shef mbi të gjithë shefat”. /Telegrafi/

https://youtu.be/4J5axXSvIWc

____________________________________________

– Adem Salihaj: Nuk kam informata se Rugova është takuar me Thaçin para takimit me Solanan (Video) –

Deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, ka fol për deklaratat e presidentit Hashim Thaçi, i cili ka thënë se dikujt në LDK i ka penguar koalicioni i madh, me PDK-në, ndaj kanë bërë atentat ndaj presidentit Ibrahim Rugova.

“Jam habit nga kjo deklaratë. Unë kam propozuar koalicionin me AAK-në dhe kam marrë iniciativa pa dijen e Rugovës. Kur e kam njoftuar, ai është pajtuar”, ka thënë ai për Rrokum Rroll në TV Rrokum.

Sipas Thaçit, në mars të vitit 2005, është takuar me faktorët relevantë ndërkombëtarë dhe me presidentin Rugova, me ç’rast është arritur marrëveshje për ndërtimin e një koalicioni të ri qeverisës në Kosovë.

“Atë ditë vinte Solana në Kosovë. Pak minuta para se të takoheshim për ndërtimin e koalicionit të ri dhe qeverisë së re, ka ndodhur atentati ndaj presidentit Rugova”, ka treguar Thaçi në “Zona e Debatit” në Klan Kosova. “Shtrohet pyetja: kë e ka penguar ndërtimi i atij koalicioni të ri? Pse u pengua ardhja e presidentit Rugova në takim? Prej kujt? Kush e ka ditur?”.

“Nuk kam informata se Rugova është takuar me Thaçin para takimit me Solanen, nuk e besoj absolutisht”, është përgjigja e Salihajt ndaj deklaratave të Thaçit. /Telegrafi/

https://youtu.be/2yAYJLa_RB4

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Kalo në kategori