LAJMI I FUNDIT:

Xhaxhai rreh mbesën e mitur në oborr të shkollës (Video)

Xhaxhai rreh mbesën e mitur në oborr të shkollës (Video)

Një nxënëse 16 vjeçare është rrahur brutalisht të enjten para shkollës së mesme “12 Maji” në Ratkoc të Rahovecit nga xhaxhai i saj.

E mitura është nxënëse në këtë shkollë, ndërsa xhirimet e rastit të bëra nga një qytetar tregojnë se gjatë rrahjes, bashkë me xhaxhin e saj, kanë qenë të pranishëm edhe dy persona të tjerë. Pas rrahjes, të tre personat shihen duke e futur vajzën dhunshëm në makinën e parkuar afër  vendit të ngjarjes nën britmat e saj.

Zyrtarë të stacionit policor në Rahovec kanë konfirmuar për KALLXO.com këtë incident.


Sipas zyrtarit policor në Rahovec, Osman Ismaili, një person me inicialet H.B. është marrë në pyetje në cilësinë e agresorit për këtë rast dhe ndaj tij është shqiptuar masa e ndalimit policor 48 orësh.

Ismaili ka thënë se edhe viktima është marrë në pyetje nga hetuesit policorë.

I dyshuari, në këtë rast xhaxhai i viktimës, Osman Ismailit, jeton jashtë Kosovës dhe ka ardhur përkohësisht në vendlindje.

“Axha i saj punon në shtetet e jashtme, por ngjarja ka ndodhur në oborr të shkollës. Do të hapet rasti për dëmtime të lehta trupore dhe dhunë në familje pasi që konsiderohet se është anëtar i ngushtë i familjes së viktimës”, tha Ismaili.

Video: Bota Press

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori