LAJMI I FUNDIT:

Kosova me shumë probleme, Adem Salihaj flet për popullin hunza

Kosova me shumë probleme, Adem Salihaj flet për popullin hunza

Derisa Kosova përballët me një varg problemesh në rrafshin politik, ekonomik dhe social, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Adem Salihaj ka thirrur një konferencë për media, në të cilën ka folur për popullin hunza, që besohet se kanë prejardhje ilire.

Salihaj, i cili ka qenë pre e një atentati të pasluftës, në vargun e disa dhjetëra të tillave që i kanë ndodhur anëtarëve të LDK-së ajo kohe, ka zgjedhur që para bustit të ish–presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, të flasë për doket dhe zakonet e një populli i cili shtrihet në mes Afganistanit dhe Pakistanit, e që thuhet nga studiues të ndryshëm se kanë mbetur në ato pjesë qysh prej kohës kur ato territore i kanë vizituar ekspeditat ushtarake të Aleksandërit të Madh.


Ai ka tentuar t’i deshifroj disa fjalë të cilat sipas tij, në rrënjën e tyre kanë kuptim edhe në gjuhën e sotme shqipe. /Telegrafi/