LAJMI I FUNDIT:

Ekskluzive: Mësohet data e shfaqjes së serialit “O Sa Mirë” – këta do të jenë tre aktorët e rinj (Foto)

Ekskluzive: Mësohet data e shfaqjes së serialit “O Sa Mirë” – këta do të jenë tre aktorët e rinj (Foto)

Tashmë është bërë e ditur se seriali shqiptar ‘O Sa Mirë’ do të transmetohet në televizionin e KTV-së.

Telegrafi ka mësuar se episodi më i ri këtij seriali do të transmetohet më 30 tetor (e diel) në ora 20:00.


Ekskluzive – Këto janë ambientet e reja të serialit “O Sa Mirë” (Foto)
Lexo po ashtu Ekskluzive – Këto janë ambientet e reja të serialit “O Sa Mirë” (Foto)

Seriali do të ketë karakter humoristik, ku në qendër të vëmendjes do të jetë edhe politika ditore.

Burimet tona thonë se producentët ende nuk kanë vendosur se cili karakter i shqiptarëve të Maqedonisë do të shfaqet në serial, megjithëse janë në opsion i Kumanovës, Tetovës dhe Gostivarit.

Gjithashtu bëhet e ditur se trupës së aktorëve i janë bashkuar edhe këta tre aktorë Edon Bërveniku, Rifat Smani dhe Egzona Salihu.

Të gjitha lajmet nga O Sa Mirë
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga O Sa Mirë

Kujtojmë se serialit i është bashkuar edhe grupi i ‘Stupcat’, Vedat Bajrami, Osman Azemi dhe Mensur Safiçiu.

Telegrafi do t’iu mbajë të informuar dhe me ekskluzivitete edhe në ditët në vazhdim. /Telegrafi/

#qapothu

Posted by Edon Bërveniku on Montag, 10. Oktober 2016

#koha

Posted by Rifat N. Smani on Donnerstag, 22. September 2016

Posted by Egzona Salihu on Montag, 13. Mai 2013