LAJMI I FUNDIT:

Të gjithë po flasin për Luftën e Tretë Botërore: Shihni si e përshkruan atë Nostradamusi!

Të gjithë po flasin për Luftën e Tretë Botërore: Shihni si e përshkruan atë Nostradamusi!

Komplikimi i marrëdhënieve mes Rusisë dhe SHBA-ve, veçanërisht pas zhvillimeve të fundit në Siri ka bërë që mjaft zëra seriozë të politikës apo jo të paralajmërojnë për rrezikun e një përplasje finale mes dy superfuqive.

Por si e ka parashikuar Nostradamus nëpërmjet simbolikave këtë Luftë të Tretë Botërore?

Fizikani dhe astrologu francez, Michel de Notre Dame, që historikisht njihet si Nostradamus, konsiderohet si njëri nga parashikuesit më të saktë të historisë.


Në librin e tij të titulluar “Profecitë”, ai ka shkruar më shumë se njëmijë vjersha, kryesisht me nga katër rreshta, që duket se parashikojnë të ardhmen. Michel kishte filluar të ketë vizione në një moshë shumë të re.

Ai thjesht ndalohej për të shikuar në një enë me ujë dhe gjatë kohës kur e shikonte ujin ai kishte vizione të së ardhmes, shkruan bota.al.

Nostradamus ka parashikuar Zjarrin e Madh të Çikagos në vitin 1871 dhe ngritjen e Hitlerit në vitet e 1930-a.

Megjithatë, edhe sot e kësaj dite mbetet mister burimi i vizioneve të tij dhe aftësia e tij për ta parashikuar të ardhmen me saktësi.

Lufta e Tretë Botërore

Do të fillojë një luftë në mes dy superfuqive botërore që do të zgjasë për një periudhë 27- vjeçare.

Momenti i nisjes së dhunës do të përkojë me shfaqjen e një komete masive në qiell.

Sulmet nukleare dhe katastrofat natyrore do ta godasin planetin tonë, kur një planet gjigant do t’i afrohet tokës.

Shpërthimi i Vullkanit Vesuvius

Besohet që Nostradamus-i ka parashikuar një Erupsion të madh Vullkanik. Ai ka thënë që shpërthimi më i madh në histori të Vullkanit Vesuvius do të shoqërohet nga dridhje të tokës që do të ngjajnë çdo pesë minuta, duke vrarë 6-16 mijë njerëz.

Tërmeti më i madh ndonjëherë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryesisht në zonën perëndimore të vendit.

Fuqia e tërmetit do të ndihet edhe në vendet e tjera të botës, gjithashtu. Njerëzit do të jetojnë deri në 200 vjet.

Përparimet në mjekësi do ta zgjasin jetën e njeriut për ta mbërritur mesataren e 200 vjetëve. Një tetëdhjetëvjeçar do të duket sikur është pesëdhjetëvjeçar. Kështu të paktën ka parashikuar Nostradamus-i.

Rrezatimi do ta djegë planetin

“Mbretërit do t’i vjedhin pyjet, qielli do të hapet dhe fushat do të digjen nga nxehtësia”, ka shkruar parashikuesi më i famshëm i historisë.

Kjo gjë është marrë si paralajmërim për rrezikun që shkakton prerja e drunjve në hapjen e vrimës së ozonit, që parandalon goditjen e tokës nga rrezet ultraviolete.

Fundi i taksave në botën perëndimore

Një revoltë e madhe do t’u japë fund pagesave të taksave, përgjithmonë. “Njerëzit do të refuzojnë t’ia paguajnë taksat mbretit”, ka shkruar Nostradamus-i.

Në trend Fun

Më shumë
Nëna i tha djalit se duhej të flinte që të mund të luante më vonë - reagimi i vogëlushit u shikua 13 milionë herë

Nëna i tha djalit se duhej të flinte që të mund të luante më vonë - reagimi i vogëlushit u shikua 13 milionë herë

Fun
Fotografja regjistron pamje befasuese nga afër të syrit të një balene

Fotografja regjistron pamje befasuese nga afër të syrit të një balene

Interesante
Krijesa e çuditshme e regjistruar në një park amerikan habiti të gjithë që e panë

Krijesa e çuditshme e regjistruar në një park amerikan habiti të gjithë që e panë

Interesante
“Pinguini perandor” kapet pasi kishte bërë një rrugëtim rreth 3500 kilometra drejt Australisë

“Pinguini perandor” kapet pasi kishte bërë një rrugëtim rreth 3500 kilometra drejt Australisë

Interesante
Vallëzim interesant në shenjë proteste në parlamentin e Zelandës së Re

Vallëzim interesant në shenjë proteste në parlamentin e Zelandës së Re

Fun
“A mos doni ta mbysni?”: Kritika ndaj televizionit që “detyroi” gazetarin të raportonte në kushte të motit ekstrem

“A mos doni ta mbysni?”: Kritika ndaj televizionit që “detyroi” gazetarin të raportonte në kushte të motit ekstrem

Fun
Kalo në kategori