LAJMI I FUNDIT:

Live

Postet:

Live

“A mos doni ta mbysni?”: Kritika ndaj televizionit që “detyroi” gazetarin të raportonte në kushte të motit ekstrem

Përditesuar 11/02/2020 18:11

Raportimi duhet të vazhdojë, edhe nëse Stuhia Ciara është duke treguar “anën më të keqe të saj”.

Kështu është bërë përshkrimi i disa pamjeve të cilat janë bërë virale në internet, të cilat tregojnë një korrespodent të ITV Scotland, derisa po raportonte Live, përcjell Telegrafi.


Me kushte të vështira të motit në East Renfrewshire, në jug të Glasgow, mbrëmjen e djeshme, reporteri Peter Smith vazhdoi të raportonte – edhe pse përballej me një situatë të rëndë të motit.

Me ujin që rrëshqiste në hundën e tij, Smith është parë duke u thënë shikuesve se ‘kemi parë një dimër skocez vetëm në një ditë’ me bubullima, vetëtima, shi dhe borë – që të gjitha për një ditë.

Gjithsesi, shumë prej atyre që i kanë parë pamjet, kanë pyetur se pse raportimet në kushte të tilla ishin aq të nevojshme.

Madje, njëri nga shikuesit ka shkuar aq larg me kritikat ndaj televizionit duke thënë: “A mos doni ta mbysni?”. /Telegrafi/