LAJMI I FUNDIT:

Në Maqedoni organizohet rally-cross me vetura ”xhip”

Në Maqedoni organizohet rally-cross me vetura ”xhip”

Këtë fundjavë, Maqedonia, respektivisht qyteti i Prilepit do të jetë nikoqir i garës së parë ndërkombëtare me automjete të njohur si ”xhip”, rally-cross ”Macedonian Trophy”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjithashtu do të ketë edhe një garë patinazhi në rrugë, si edhe gara e katërt ndërkombëtare në moto-cross.


Në rally-cross në poligonin Llagova e vjetër, do të marrin pjesë garues nga Bullgaria, Serbia, Maqedonia, ndërkaq do të ketë garë për trofeun dhe garë hobi.

Edhe në moto-cross do të ketë pjesëmarrës nga Serbia, Bullgaria, Kosova dhe Maqedonia./Telegrafi/