LAJMI I FUNDIT:

Çdo i katërti nxënës në Prishtinë me mbipeshë

Çdo i katërti nxënës në Prishtinë me mbipeshë

Çdo i katërti nxënës në Komunën e Prishtinës, nga klasa e parë deri në të nëntën ka probleme me mbipeshë. Këto të dhëna kanë dalë nga Raporti i vizitave sistematike të nxënësve të Shkollave Fillore të Mesme të Ulët 2015/2016, i hartuar nga Komuna e Prishtinës.

Problemet më të theksuar me mbipeshë janë vërejtur tek meshkujt.


Të dhënat tregojnë se 22.3 për qind e nxënësve në Prishtinë është me mbipeshë.

Sipas rezultateve të vizitave të nxënësve të klasës I, V dhe IX, është vërejtur se çdo i pesti fëmije vuan nga ndonjë formë e deformimit, e disa fëmijë kanë më shumë se një deformimet, raporton lajmi.net.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se është viti i tretë që po publikojnë raporte të tilla.

“Nga viti në vit po shohim se cilat janë ndryshimet tek fëmijët, kemi vërejtur që ka pasur disa ndryshime pozitive. Por, më shqetësuesja në këtë vit është mbipesha. Sipas statistikave, çdo i katërti nxënës është me mbipeshë. Por, këtë dua ua lëmë ekspertëve për analizë të mëtejme. Kur e patëm filluar këtë nismë, kemi gjetur disa fëmijë që kanë pasur probleme me zemrën dhe falë vrojtimeve të hershme i kemi shpëtuar ata”, ka thënë Ahmeti, raporton lajmi.net.

Po ashtu u bë e ditur se raporti është hartuar nga dr. Teuta Hoxha dhe dr. Nexhmedin Hoti.

Nexhmedin Hoti ka bërë të ditur edhe një të dhënë tjetër. Ai ka thënë se ndryshime në pamur janë paraqitur te çdo i shtati fëmijë, ose 13.7 për qind.

“Duke  përcjellë periudhën trevjeçare shihet një rritje të fëmijët me skoliozë. Gjatë vizitave sistematike janë identifikuar sëmundje dhe gjendje për të cilat zakonisht, nxënësit nuk kërkojnë trajtim mjekësor, deformitete me boshtin kurrizor, qëndrimin jo të drejtë të trupit, mbiushqyshmëria, etj. Gjatë vizitave mjekësore janë vërejtur nxënës me pengesa në të pamur, dëgjuar, ngecje në zhvillim psiko-fizik, çrregullim në të folur, ndryshime në sistemin kardiovaskular, etj”, ka thënë Hoti.

Në këtë vit janë vizituar 10.050 nxënës, gjegjësisht 86 për qind nga numri i përgjithshëm i tyre.

Vizitat tregojnë se edhe në këtë vit problemet u evidentuan kryesisht në deformimet trupore, obozitet dhe ndryshime në të pamur. /lajmi.net/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori