LAJMI I FUNDIT:

OnePlus sjell modelin e ri që nuk do të jetë Plus 4

OnePlus sjell modelin e ri që nuk do të jetë Plus 4

Pritja për telefonin e ri OnePlus mund të mos jetë deri në vitin tjetër pasi që supozohet qe kompania tashmë është duke u përgatitur për lansimin e pajisjes së re.


Megjithatë, kjo pajisje thuhet se nuk do të jetë OnePlus 4 por një model i ri i OnePlus 3 që mund të quhet OnePlus 3S ose OnePlus 3 Plus.

Sipas një burimi ‘të besueshëm’ që ka raportuar në GizmoChina, OnePlus është duke planifikuar të ndërroj brendësinë e pajisjes por jo edhe dizajnin.

Burimi i njejtë bën të ditur se telefoni i ri do të ketë procesorin Snapdragon 821 dhe do të ndërrojë ekranin AMOLED me një LCD.

Pasi që ndryshimet duket se do të jenë të vogla dhe do të jetë më pak se një vit kohë në mes të modeleve, lë të nënkuptohet se pajisja e re nuk do të quhet OnePlus 4.