LAJMI I FUNDIT:

Shukri Buja e konfirmon publikisht se Nehat Thaçi ishte ushtar i tij

Shukri Buja e konfirmon publikisht se Nehat Thaçi ishte ushtar i tij

Dilemave dhe raportimeve të ndryshme nëse Nehat Thaçi, komandant i Policisë për rajonin e Mitrovicës, i arrestuar javë më parë nga Serbia, ka qenë ose jo pjesëtarë i UÇK-së, u ka dhënë fund Shukri Buja, aktualisht deputet i PDK-së.

Në seancën e Kuvendit të thirrur për arrestimin e Thaçit, Buja në cilësinë e deputetit, e konfirmoi publikisht se Thaçi ishte ushtar i tij, në kohën e luftës.

Buja i cili ka qenë komandant i UÇK-së deklaroi se Thaçi ka qenë ushtar i tij, raporton lajmi.net.


Madje Buja tha se emri i Thaçit është edhe në listën e veteranëve të UÇK-së.

Ai njëkohësisht bëri thirrje që institucionet të bëjnë më shumë që Thaçi të lirohet.

Gjatë ditës, mbrojtj e Thaçit ka deklaruar se ai nuk ka qenë pjesëtar i UÇK-së.

Rikujtojmë se sot është duke u mbajtur seanca e jashtëzakonshme e inicuar nga Gëzim Kelmendi, kryetar i Partisë Fjala dhe aktualisht deputet i pavarur.

Deputetë të shumtë gjatë fjalimeve të tyre kanë kërkuar lirimin e Thaçit nga Serbia duke e quajtur këtë akt të papranueshëm.

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori