LAJMI I FUNDIT:

Rizvanolli: Nuk e mbështes ISIS-in

Rizvanolli: Nuk e mbështes ISIS-in

I dyshuari për financim të terrorizmit, biznesmeni nga Peja, Fatos Rizvanolli, duke mohuar akuzat e gjykatës që rëndojnë ndaj tij, u deklarua edhe kundër ideologjive dhe grupimeve terroriste të ISIS-it.

Fatos Rizvanolli tha në gjykatë se është kundër ideologjive të organizatave terroriste. I akuzuari për rekrutim në terrorizëm mohoi në gjykatë se mbështet ideologjinë e ISIS-it dhe se ndihmoi financimin ose rekrutimin për këto grupe terroriste.

“Unë dhe familja ime dënojmë çdo akt terrorist të kryer nga kushdoqoftë dhe kudoqoftë, ISIS, apo “Al Nusra”, në Siri apo kudoqoftë. Nuk mbështes ideologjinë e ISIS-it dhe asnjë organizate tjetër terroriste”, citon “Kallxo.com”, të ketë deklaruar Rizvanolli para Gjykatës Themelore në Ferizaj.

“Asnjëherë nuk kam mbështetur, ndihmuar apo financuar asnjë individ apo grup të caktuar që është marrë me aktivitete terroriste dhe kjo do të provohet gjatë shqyrtimit gjyqësor”, ka thënë Rizvanolli.

Avokati i tij, Besnik Berisha i propozoi Gjykatës që dëshmitar i mbrojtjes të jetë Zeqirja Qazimi, ish-imam në xhaminë “El-Kudus” të Gjilanit, të dënuar me 10 vjet burgim po për rekrutim në terrorizëm. Sipas Berishës, Qazimi do të demantojë pretendimet e Prokurorisë.

Në seancën e sotme, para Rizvanollit duhej të dëshmonte i ftuari nga prokuroria Ismajl Selimi, por ai nuk u paraqit në Gjykatë, ndërsa Gjykata nuk kishte prova se Selimi ka pranuar ftesën në mënyrë të rregullt, shkruan Kallxo.com.

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
Mbi 33 kg ari të sekuestruar, publikohen pamjet nga aksioni në argjendaritë e Gjilanit

Mbi 33 kg ari të sekuestruar, publikohen pamjet nga aksioni në argjendaritë e Gjilanit

Lajme
Policia arreston gjashtë persona në Gjilan, sekuestron mbi 33 kilogramë ari dhe mijëra euro

Policia arreston gjashtë persona në Gjilan, sekuestron mbi 33 kilogramë ari dhe mijëra euro

Kronika e Zezë
Tentoi të fuste në Kosovë pije alkoolike nga Serbia, dogana sekuestron mallrat

Tentoi të fuste në Kosovë pije alkoolike nga Serbia, dogana sekuestron mallrat

Lajme
Osmani takim me presidentin e El Salvadorit: Vendet tona kanë potencial të madh për bashkëpunim

Osmani takim me presidentin e El Salvadorit: Vendet tona kanë potencial të madh për bashkëpunim

Lajme

"20 mijë euro për statusin e viktimës së luftës", rrëfimi i të mbijetuarës së masakrës së Abrisë

Lajme
Kalo në kategori