LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj merr përkrahje nga Danielsson për liberalizimin e vizave

Hoxhaj merr përkrahje nga Danielsson për liberalizimin e vizave

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka takuar Christian Danielsson, drejtor i përgjithshëm në Drejtoratin për Politikën Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatave për Zgjerim të Komisionit Evropian.

Hoxhaj dhe Danielsson kanë diskutuar për hapat e mëtejmë të zbatimit të MSA-së, agjendën e reformës evropiane, liberalizimin e vizave dhe takimin e parë të Këshillit për Stabilizim Asociim që pritet të mbahet gjatë muajit të ardhshëm.


Me këtë rast, ministri Hoxhaj ka theksuar vullnetin politik dhe përpjekjet e Qeverisë së Kosovës për zbatim e MSA-së si dhe për aprovim dhe fillim të zbatimit sa më shpejt të reformës evropiane.

Për këtë ministri Hoxhaj ka thënë se “se do të bëjmë çdo gjë në kapacitetin tonë për t’u përmbushur kushtet dhe të marrim liberalizimin vizave”.

Nga ana tjetër, Danielsson tha se Kosova e gëzon mbështetjen e Komisionit Evropian në avancimin e saj në agjendën evropiane dhe liberalizimin e vizave, por siç është shprehur ai, “progresi duhet të jetë i vazhdueshëm dhe bindës për shtetet anëtare”.

Hoxhaj po ashtu e ka informuar Danielsson për dialogun për Serbinë dhe qëndrimin e Kosovës sa i përket zhvillimeve të fundit politike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Vërshime në Prishtinë, rruga

Vërshime në Prishtinë, rruga "Ali Pashë Tepelena" shndërrohet në liqe

Komunat
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Lajme
“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje

“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje

Lajme
Forca Detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s

Forca Detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s

Lajme
E rrahin e më pas ia vjedhin telefonin dhe paratë, arrestohen tre të dyshuar në Fushë Kosovë

E rrahin e më pas ia vjedhin telefonin dhe paratë, arrestohen tre të dyshuar në Fushë Kosovë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori