Mbi 180 prona të ndërmarrjeve shoqërore, të cilat administrohen nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, gjenden në territorin e ish – Jugosllavisë. Qasja në këto prona është e vështirë, meqë disa shtete ku gjenden ato nuk e pranojnë autoritetin e AKP-së.
Këtë për Radion Evropa e Lirë, e pranon Petrit Gashi, drejtori Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Ai thotë se ligji në bazë të te cilit vepron agjencia, obligon që të identifikohen dhe menaxhohen pronat që gjenden jashtë territorit të Kosovës.
“Ne i kemi identifikuar mbi 180 prona që janë asete të ndërmarrjeve shoqërore,shumica e tyre gjenden në territorin e ish Jugosllavisë. Ne, legjislacioni na obligon që t’i menaxhojmë, t’i administrojmë, sikurse pronat e tjera që gjenden brenda territorit të Kosovës. Mirëpo, se sa ne arrijmë t’i administrojmë këto, varen se sa pranon autoritetin e agjencisë sonë shteti përkatës”, tha Gashi.
Sipas një dokumenti të publikuar në muajin mars nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, vetëm në territorin e Serbisë gjenden 110 prona të ndërmarrjeve shoqërore, në Mal të Zi 36, në Bosnjë dhe Hercegovinë 18, kurse prona të tjera gjenden në Kroaci, në Maqedoni dhe në Slloveni.
Prej tyre, 17 prona i takojnë kombinatit metalurgjik “Trepça”. 11 asete të këtij gjiganti gjenden në Serbi, 3 në Bosnjë Hercegovinë dhe 3 në Kroaci.
Por, menaxhimi i tyre deri më tash ka qenë i pamundur, thotë Gashi, për arsye se Beogradi zyrtar nuk njeh autoritetin e AKP-se.
Në Malin e Zi, ndërkaq, qasja në pronat e Kosovës është më e lehtë, thotë Gashi, duke theksuar se një numër nga to kanë kaluar në procesin e transformimit.
Në anën tjetër ekspertë për çështje ekonomike, theksojnë se kjo çështje duhet të zgjidhet në mënyrë reciproke.
Ish kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Ismail Kastrati, për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se në Kosovë ekzistojnë disa prona të shteteve të rajonit dhe sipas tij autoritetet e vendit çështjen e pronave duhet ta zgjidhin në mënyrë reciproke.
“Çfarë do që ka ndodh më pronat e të tjerëve në Kosovë duhet në mënyrë reciproke që të interesohemi për pronat tona që gjenden në Republikat tjera. Duke filluar nga pronat e “Trepçës”,” Eximkos” “Ballkanit” të Suharekës, pronat e “Agro Kosovës“.
Ndryshe, sipas disa të dhënave zyrtare, thuhet se janë rreth 40 ndërmarrje shoqërore të rajonit që kanë asete në territorin e Kosovës.
Por, disa nga to tashme janë privatizuar apo shitur nga ndërmarrjet e shteteve përkatëse.
Kurse autoritetet serbe në Beograd, disa herë kanë kërkuar zgjidhjen e çështjeve të pronave, madje ata kanë kërkuar që “kjo çështje të negociohet në bisedimet që po zhvillohen në Bruksel në mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtarë”.
Në anën tjetër, autoritet kompetente në Kosovë, thotë Ismail Kastrati, nuk kanë punuar shumë në zgjidhjen e këtij problemi.
“Unë nuk di që autoritetet përgjegjëse janë marrë me këtë çështje. Me siguri ata kanë mundur të punojnë në ndonjë kanal zyrtar, por unë nuk kam informata që deri më tash është punuar në këtë drejtim”, shprehet Kastrati.
Drejtori i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Petrit Gashi, ndërkaq thotë se gjatë muajve në vijim do të merren më seriozisht me këtë çështje dhe janë duke shikuar alternativat, se si të rritet mundësia e qasjes në pronat e Kosovës që gjenden jashtë territorit të saj.
“Jemi duke menduar të krijojmë mekanizma të veçantë brenda AKP-së, që të trajtojmë këto asete, sepse janë prona të Kosovës. Dhe më pas të bashkëpunojmë edhe me instancat e tjera, konkretisht më Ministrinë e Punëve të Jashtme”, ka thënë Gashi
Çështja e pronave të Kosovës jashtë vendit dhe e vendeve të tjera brenda Kosovës, për ekspertët e çështjeve ekonomike, është thellësisht e komplikuar.
Ata thonë se zgjidhja e çështjeve pronësore mund të nxjerrë telashe të mëtejme dhe të varet nga niveli i bashkëpunimit politik ndërmjet vendeve në rajon dhe posaçërisht i marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gazprom ndalon furnizimin me gaz për Austrinë, kancelari austriak: Putini nuk mund të na shantazojë
Kurti në 25-vjetorin e BQK-së: Qëllimi kryesor, ndërtimi i një sistemi e sektori financiar të shëndoshë dhe të qëndrueshëm
Nga kosherret, në tryezë, mjaltë që bart shijen e traditës dhe përkushtimit ndër breza!
Gazprom ndalon furnizimin me gaz për Austrinë, kancelari austriak: Putini nuk mund të na shantazojë
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!
Mega Zbritja po vjen në Aztech!
Teknologjia inovative e dritareve të Deceuninck - Sistemi i profilit të dritareve plastike "Elegant": Platforma e zgjeruar plotësisht
Planimetria ideale, jetesa e rehatshme, ky është kompleksi Linda
Kurti në 25-vjetorin e BQK-së: Qëllimi kryesor, ndërtimi i një sistemi e sektori financiar të shëndoshë dhe të qëndrueshëm
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët