LAJMI I FUNDIT:

Garrett: Shtyrja e zgjedhjeve do të dëmton shtetin!

Garrett: Shtyrja e zgjedhjeve do të dëmton shtetin!

Kriza politike në Maqedoni është e thellë dhe komplekse, ajo buron nga problemet në funksionimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit dhe si e tillë nuk mund të zgjidhet brenda natës, as të vetëm në zgjedhje, por ata janë një hap i rëndësishëm në këtë drejtim, tha ambasadori britanik Charles Garrett në një intervistë për BIRN, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Do të duhen muaj, ndoshta edhe vite për tu zgjidhur gjërat. Zgjedhjet do të jenë fundi i një faze të procesit dhe do të jenë shumë të dobishme. Zgjedhjet e besueshme më 11 dhjetor do të jenë një hap i mirë në këtë drejtim të kthimit të Maqedonisë, ku ajo duhet të jetë’, tha Garrett.

Prandaj ai shpreson se zgjedhjet do të mbahen në datën e fundit të rënë dakord, një vit në procesin negociator, për shkak se shtyrja e vazhdueshme e zgjedhjeve krijon pasiguri dhe ushqen konfuzion.


Garrett tha se është shumë herët për të diskutuar në lidhje me Departmentin ose gjykatën speciale. Ai e konsideron të nevojshme që të sigurohet sisteme ekzistues për të funksionuar në mënyrë efikase, në vend se të kërkohen alternativa se si të veprohet në mënyrë tjetër të veçantë. /Telegrafi/