LAJMI I FUNDIT:

Halili-Zhbogar: Zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit, kyç për Maqedoninë

Halili-Zhbogar: Zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit, kyç për Maqedoninë

Zëvendës kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Festim Halili, dje e priti në takim Shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Maqedoni, Samuel Zhbogar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Bashkëpunimi i mëtejshëm ishte njëra ndër temat në fokus në takimin e parë të zëvendëskryeministrit Halili me ambasadorin Zhbogar, duke përfshirë ndihmën financiare në krijimin e kapaciteteve administrative dhe politikave të mirëfillta për zgjidhjen e çështjeve të hapura që ndikojnë në raportet në mes bashkësive etnike.


Gjatë takimit, Halili e informoi për sfidat që po përballet gjatë realizimit të prioriteteve që dalin nga Marrëveshja e Ohrit dhe veçanërisht në këtë kohë të krizës së thellë politike. Ai gjithashtu potencoi se Maqedonia mbetet e angazhuar në zbatimin e reformave që janë të nevojshme për anëtarësim të vendit në familjen e madhe europiane.

Në këtë takim Ambasadori Zhbogar vlerësoi se zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit paraqet një ndër kushtet themelore për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në Unionin Evropian. Ky proces ndihmon në krijimin e një shoqërie kohezive dhe gjithëpërfshirëse, si dhe në mirëmbajtjen e raporteve të mira ndërmjet bashkësive. /Telegrafi/