LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Fajtor kryesorë për këtë situatë të rëndë të shqiptarëve është BDI

Thaçi: Fajtor kryesorë për këtë situatë të rëndë të shqiptarëve është BDI

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) dhe lideri i saj Menduh Thaçi në një komunikatë për Telegrafi Maqedoni njoftojnë se është mbajtur takim qendror me strukturat partiake të komunës së Sarajit.

‘Kreu i PDSH-së Menduh Thaçi në fjalimin e tij cilësoi se fajtorë kryesorë për këtë situatë të rëndë në të cilën gjenden shqiptarët janë BDI-ja dhe se kjo situatë e rëndë nuk do të ndryshon pa një angazhim të fuqishëm.

Thaçi më tej deklaroi se qeveritarët e korruptuar të BDI-së e zhytën popullin shqiptar në borxhe, në papunësi dhe në varfëri, andaj Partia Demokratike Shqiptare është gati t’i prijë një ndryshimi të madh në kulturën e qeverisjes, që në thelb do të ketë për detyrë që paratë e shtetit t’ua kthejë qytetarëve shqiptarë.


Situata e shqiptarëve të Maqedonisë do të ndryshojë në momentin kur vullneti politik i shqiptarëve do të shkojë drejt përcaktimit dhe platformës së Partisë Demokratike Shqiptare’, tha Thaçi. /Telegrafi/