LAJMI I FUNDIT:

Shënoi 193 gola për Chelsean dhe luajti në Botëror me Anglinë, ndërsa për shkak të një rrahjeje përfundoi në burg dhe tash punon si hidraulik (Foto)

Shënoi 193 gola për Chelsean dhe luajti në Botëror me Anglinë, ndërsa për shkak të një rrahjeje përfundoi në burg dhe tash punon si hidraulik (Foto)

Ish-sulmuesi anglez, Kerry Dixon, ka gjetur punë si hidraulik, pasi qëndroi në burg për nëntë muaj për shkak të një përleshjeje brutale në një klub nate.

55-vjeçari, i cili ka luajtur për Anglinë në Kampionatin Botëror të vitit 1986 dhe gjatë karrierës ka shënuar 193 gola për Chelsean, në vitin 2015 u burgos pasi u shpall fajtor për sulm ndaj një personi.

Ai ka qëndruar në burg për nëntë muaj dhe pas daljes nga burgu është angazhuar nga një kompani dhe i rregullon tubat për të fituar para.


Pas daljes nga burgu, ai ka nisur të punojë si hidraulik.
Pas daljes nga burgu, ai ka nisur të punojë si hidraulik.

“Rregulloj tuba për të siguruar jetesën. Por, nuk është diçka e panjohur për mua – unë kam punuar punë të zakonshme edhe në të kaluarën. Më duhet të fitoj para”.

Gjatë karrierës ka shënuar 193 gola për Chelsean
Gjatë karrierës ka shënuar 193 gola për Chelsean

“Po përpiqem ta sistemoj jetën dhe të bëj sa më shumë që mundem që të qëndroj si duhet”, ka thënë Dixon për Daily Star.

Gjykata e shpalli fajtor ish-futbollistin, pasi ai e kishte rrahur brutalisht Ben Scoble duke e goditur dhe shkelmuar në kokë.

Ai e rrahu brutalisht një person në një klub nate.
Ai e rrahu brutalisht një person në një klub nate.

Ai është arsyetuar se ishte provokuar nga personi tjetër, me të cilin edhe para dhjetë vitesh kishin pasur një zënkë. Mirëpo, gjykata vendosi në dëm të tij.

Dixon ka regjistruar tetë paraqitje për Anglinë dhe ishte pjesë e ekipit të Bobby Robson në Kampionatin Botëror të vitit 1986.
Dixon ka regjistruar tetë paraqitje për Anglinë dhe ishte pjesë e ekipit të Bobby Robson në Kampionatin Botëror të vitit 1986.

Dixon ka thënë se fama i ka shkaktuar probleme në jetën e tij të përditshme, mirëpo është i vendosur që t’i kthejë gjërat në rrugën e duhur.

Njëherësh, ai e ka publikuar edhe një autobiografi me titull “Up Front”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë atë transferimin e parë të Amorimit

Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë atë transferimin e parë të Amorimit

Premier League
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori drejtimin e Man United

Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori drejtimin e Man United

Premier League
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë rrugët në janar me mesfushorin

E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë rrugët në janar me mesfushorin

Serie A
Kalo në kategori