LAJMI I FUNDIT:

Komisioni ad-hoc sheh përmirësim në reportimin e mediave në Maqedoni

Komisioni ad-hoc sheh përmirësim në reportimin e mediave në Maqedoni
Media News concept

Komisioni i përkohshëm ad-hoc për ndjekjen e përfaqësimit mediatik konkludoi se mediat kanë arritur përparim në balancin cilësor në raportim në periudhën e tretë dhjetëditore (22 shtator deri më 1 tetor) dhe votoi që të mos ngrihet procedurë për shkelje kundër mediave sipas nenit të Ligjit zgjedhor me të cilin rregullohet raportimi i ekuilibruar.

Me shumicën e tre anëtarëve, Komisioni votoi që të ngrihen procedura për shkelje kundër tre televizioneve Tv Sitel, Tv Alfa dhe Tv Nova, mbi bazë të nenit 75-b nga ligji, i cili rregullon njoftimin për ngjarje të institucioneve që mund të nënkuptohen si aktivistë të partive politike.

Ngritja e porocedurës është për shkak të trajtimit të kronikave nga ngjarje të partisë OBRM-PDUKM, shkruan Telegrafi Maqedoni.


Për Tv Alfa dhe Tv Nova kjo është ngritja e procedurës së parë për shkelje mbi këtë bazë dhe mund të çojë deri në paralajmërimin e tyre nga ana e gjykatës, ndërsa për televizionin Sitel bëhet fjalë për procedurë të dytë për shkelje dhe mund të sjellë edhe gjobë financiare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Radhë autobusësh nga Shqipëria për në Brezovicë

Radhë autobusësh nga Shqipëria për në Brezovicë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Shtuni: SHBA të trajtohet si partnere nga Kosova, Trump nuk është shumë i duruar

Shtuni: SHBA të trajtohet si partnere nga Kosova, Trump nuk është shumë i duruar

Lajme
Selia e bektashinjve status si Vatikani, Rama: Nuk ka arsye për shqetësim

Selia e bektashinjve status si Vatikani, Rama: Nuk ka arsye për shqetësim

Lajme
FOTO: Miku i presidentit Trump i shkon në zyre Bedri Hamzës

FOTO: Miku i presidentit Trump i shkon në zyre Bedri Hamzës

Politikë
Kalo në kategori