Të bashkuara për ta kundërshtuar versionin aktual të Marrëveshjes së Demarkacionit, dy partitë opozitare AAK dhe Nisma u treguan unifikues me koalicionin qeverisës PDK-LDK, në votimin pro Ligjin për gjigantin metalurgjik, Trepça.
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj në një prononcim për “Indeksonline” thotë se ishte opozita që kishte nxitur nxjerrjen e një ligji të veçantë për Trepçën, derisa Demarkacionin e konsideron krejt çështje tjetër.
Sipas tij, kjo çështje është e dëmshme për Kosovën dhe për të njëjtën nuk duhet të ketë asnjë kompromis.
“Demarkacioni është një çështje krejt tjetër kurse Trepça është diçka tjetër. Kjo ka qenë e nxitur edhe prej vet opozitës që të ketë një ligj të veçantë. Në asnjë formë, me asnjë kompromis nuk guxojmë ta dëmtojmë territorin e Kosovës”, është shprehur ai.
Më tej, Haradinaj ka thënë se opozita ka bashkëpunuar dhe e ka udhëhequr procesin e kundërshtimit të kësaj Marrëveshje. Ai ka thënë se kundërshtimi do të vazhdojë deri në përmbysje të marrëveshjes, deri sa ka shtuar se do të bashkëpunohet me të gjithë deputetët që kanë vullnet ta kundërshtojnë versionin aktual të vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.
“Demarkacioni dihet që është një marrëveshje e dëmshme për Kosovën dhe si e tillë do të kundërshtohet deri në përmbysjen e saj. Jo që qëndrojmë bashkë, por ne e udhëheqim këtë proces prej fillimit. Unë mendoj që është obligim jo vetëm i opozitës, por i të gjithë Parlamentit. Neve kemi bashkëpunuar dhe kemi me bashkëpunu me të gjithë deputetët që kanë vullnet ta kundërshtojnë këtë marrëveshje”, është shprehur ai./Indeksonline/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi