Nuk dihet ku mund të jenë njohur, por tashmë po flitet për një lidhje mes futbollistit të njohur Xherdan Shaqiri dhe këngëtares Eni Koçi, motra më e vogël e Greta Koçit.
Sipas mediave online, po ndodh një flirt apo diçka më shumë mes tyre pas “like”-ve në Instagram, që ata kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin. Ylli kosovar i futbollit, mjaft i pëlqyer edhe nga vajzat, mesa duket është afeksionuar pas Enit, këngëtarja e cila po ndjek studimet në Londër, për dermatologji.
Në fakt, e para që ka hapur lojën e pëlqimeve të fotove të Xherdanit ka qenë Eni, e cila ka marrë po ashtu pëlqime nga Shaqiri. Pas një kohe të konsiderueshme jashtë vëmendjes së publikut, Eni u rikthye para disa ditësh me një set fotosh ku shfaqej e transformuar në një kukull, por duke guxuar edhe me zhveshje nudo. Ajo e realizoi këtë set për 20-vjetorin.
Ndërsa Shaqiri, futbollisti më i famshëm nga Gjilani i Kosovës që luan me Zvicrën, më 10 tetor feston 25-vjetorin. Nuk dihet nëse për këtë lajm dy personazhet e njohur do të bëjnë ndonjë koment, apo do ta lënë në heshtje.
Kjo nuk është hera e parë që Xherdan Shaqiri komentohet për flirte me vajzat shqiptare. Kujtojmë rrëfimin ekskluziv që i dha gazetares sportive Ilda Bejleri, intervistë që u shoqërua me shumë thashetheme se mes tyre kishte nisur një histori.
Xherdani nuk foli kurrë në media për këtë histori, ndërsa Ilda pa mohuar miqësinë me të, sqaroi se Xherdani ishte i ri në moshë për të pasur lidhje me të, pasi atëherë ishte vetëm 23 vjeç, ndërsa Ilda 28 vjeçe.
Shaqiri është futbollist simpatik, por jo shtatlartë. Ai ka lindur në Gjilan të Kosovës nga prindër kosovaro-shqiptarë. Familja e tij, që përbëhet nga prindërit, tre vëllezërit dhe motra, emigroi në Zvicër në vitin 1992, kur ai ishte ende foshnjë. /Panorama/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Fansat e Celine Dion u larguan me lot, ndërsa ylli mbyll ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike përpara Kullës Eiffel
Dua Lipa merr masa drastike për të shmangur grindjet me fqinjët, ndërsa punëtorët ndërtojnë pishinë të re me dorë në rezidencën e saj
Rita Ora tregon barkun e saj të tonifikuar me veshje sportive, teksa mbështet butikun e influencueses së fitnesit Rachel Dillon
Rita Ora detyrohet të anulojë koncertin në Hungari për shkak të gjendjes shëndetësore - po vuan nga gurët në veshka
Vesa Luma kritikon estradën për performancat në Sunny Hill: Nuk e kuptoj se si kolegët këndojnë 'playback' në skena të mëdha të festivaleve
Gruaja e Kanye West, Bianca Censori shfaqet përsëri me gjoksin e saj të ekspozuar në Los Angeles
Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi duken të mrekullueshëm në fotografitë nga pushimet
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë
Capital T për pak rrëzohet në skenën e "Sunny Hill" - por e menaxhon mirë situatën
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump
"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë