LAJMI I FUNDIT:

Detajet nga dasma mbretërore (Video)

Detajet nga dasma mbretërore (Video)

Leka Zogu II dhe Elia Zaharia janë celebruar në martesë nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj. Martesa e tyre është bekuar nga përfaqësues të të gjitha feve zyrtare që gjatë gjithë kohës së ceremonisë i kanë quajtur me titujt Princ dhe Princeshë.

Martesa e nipit të Ahmet Zogut, të parit mbret të shqiptarëve Leka II me aktoren Elia Zaharia është e dyta martesë e tillë që bëhet në Shqipëri, pas të parës dasmë mbretërore të organizuar në 23 prill 1938, ajo e Mbretit Zog me Geraldina De Nagy Appony.

Martohen Princ Leka dhe Elia Zaharia, këto janë fotografitë nga ceremonia e kurorëzimit (Foto)
Lexo po ashtu Martohen Princ Leka dhe Elia Zaharia, këto janë fotografitë nga ceremonia e kurorëzimit (Foto)

Ceremonia ka qenë e thjeshtë, por emocionuese. Çifti ka zgjedhur që pas martese të mbajnë mbiemrin e familjes Zogu. Nusja, që tashmë do njihet me emrin Elia Zogu, ka hyrë në pallatin e Brigadave e veshur me një fustan nusëror prej sateni dhe dandellë të qëndisur, të realizuar nga stilistja kosovare Blerina Rrugova. Një kurorë e vogël në kryet e nuses, një buqetë me lule të bardha dhe një vello e gjatë e kanë bërë më klasik stilin e fustanit që vinte si gjithë tendencat e dy viteve të fundit në pjesën e dekoltesë me tylin bezhë. Siç e kishte thënë dhe më parë, Elia ka preferuar që look-u i saj të jetë origjinal dhe të mos evokonte në asnjë çast stilin e mbretëreshës Geraldinë që ka mbetur në kujtesën e të gjithëve nga filmimet bardh e zi të 38-ës, me sharmin e pakrahasueshëm me fustanin Chanel.


Siç dhe pritej, interes të madh është shfaqur për të ftuarit. Të parët kanë mbërritur familjarët e nuses, nëna e saj aktorja Yllka Mujo bashkë të të atin Gjergj Zaharia dhe të vëllain Amos. Veç tyre, kanë spikatur të ftuar nga oborret mbretërore nga e gjithë bota.
Dasma sot do të zgjasë gjithë ditën. Rreth 500 të ftuar do jenë për të uruar çiftin, ndërsa në mbrëmje pritet të zhvillohet darka zyrtare. Sipas informacioneve të dhëna më parë, darka do jetë e gjitha me produkte shqiptare, kurse festa nuk pritet të jetë ahengu tipik I dasmave shqiptare, por muzika e lehtë do luhet vetëm në pushimin mes pjatave.

Çifti trashëgimtar i fronit mbetëror njihen për një jetë të thjeshtë në Tiranë. Leka Zogu II punon këshilltar në Presidencë ndërsa bashëkshortja e tij Elia Zaharia vijon punën si aktore. /Living/

https://www.instagram.com/p/BLTF0VHj1AU

https://www.instagram.com/p/BLTGgemjFOO

Në trend Magazina

Më shumë
Anisa Veseli hyn të premten në Big Brother VIP Kosova?

Anisa Veseli hyn të premten në Big Brother VIP Kosova?

Magazina
“Ajo që sytë e mi panë” - Xhensila Myrtezaj rrëfehet mes lotësh për ndarjen nga Bes Kallaku

“Ajo që sytë e mi panë” - Xhensila Myrtezaj rrëfehet mes lotësh për ndarjen nga Bes Kallaku

Magazina
Drenusha zbulon testin e ADN-së që e ka bërë në SHBA, habit me rezultatet

Drenusha zbulon testin e ADN-së që e ka bërë në SHBA, habit me rezultatet

Magazina
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë

Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë

Magazina
Kylie Jenner tregon ‘piercings’ të reja dhe deklaron se është në 'epokën e saj të princeshës'

Kylie Jenner tregon ‘piercings’ të reja dhe deklaron se është në 'epokën e saj të princeshës'

Magazina
Dafina Zeqiri publikon një fotografi në krah të Kreshnikut, duken tejet të lumtur

Dafina Zeqiri publikon një fotografi në krah të Kreshnikut, duken tejet të lumtur

Magazina
Kalo në kategori