Njerëzit po jetojnë deri në 10 vite më gjatë se më parë, por po vuajnë më gjatë nga sëmundjet e pleqërisë
Shëndeti jonë është duke u përmirësuar dhe jemi duke jetuar më gjatë se kurrë më parë, ka zbuluar një studim i ri.
Edhe në shtetet me shëndetin më të dobët jetëgjatësia është duke u rritur, e ku njerëzit po jetojnë deri në 10 vite më shumëse kurrë më parë, transmeton Telegrafi.
Tani, në të gjitha vendet e botës meshkujt mund të presin të jetojnë deri në 69 vjet, përderisa gratë deri në 75 vjet.
Edhe jetëgjatësia e shëndetit – numri i viteve ku personat jetojnë me shëndet të mirë – është në rritje.
Sidoqoftë, ky numër është rritur vetëm për gjashtë vite, duke sugjeruar se njerëzit mund të jetojnë më gjatë, por do të kalojnë më shumë kohë duke vuajtur nga sëmundjet e ndryshme.
Ekspertët besojnë se kjo mund të ndodh për shkak të rënieve të mëdha në përqindjet e vdekjeve për shumë sëmundje infektuese, duke përfshirë HIV/AIDS-in, malarien dhe diarrenë.
Veç kësaj, edhe përqindja e njerëzve që vdesin nga sëmundjet kardiovaskulare apo kanceri ka zbritur – por në një ritëm më të ngadaltë, zbulojnë hulumtuesit.
Sidoqoftë, sëmundjet jo-ngjitëse të cilat kanë origjinë nga stili i jetës, si sëmundjet e zemrës, sulmi në tru dhe diabeti, mund të shkaktojnë shtatë nga 10 vdekje, pohojnë hulumtuesit.
Progres është shënuar edhe në zvogëlimin e ujit të papijshëm dhe kanalizimit, por dietat, obeziteti dhe drogat janë rritur në një shifër alarmante. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit