LAJMI I FUNDIT:

Mustafa përuron një fabrikë në Podujevë

Mustafa përuron një fabrikë në Podujevë

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se pak para nisjes për në Shkodër ku do të përcjellë ndeshjen e Kosovës ndaj Kroacisë, ka marrë pjesë në inaugurimin e Fabrikës për përpunimin e perimeve “Jaha Group”, në Podujevë.

“Kjo fabrikë është shembull i investimit të suksesshëm në përpunimin e produkteve bujqësore, të cila po eksportohen në Gjermani, produkte që së shpejti do të mbillen në tokën tonë.

Vizitova vendin e punës të mbi 500 punëtorëve, shumica gra të vyeshme, që kanë filluar punën këtu, ku vura re një ambient shumë të mirë, modern dhe të përshtatshëm pune”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e tij në Facebook


Postimi i plotë:

Pak para nisjes për në Shkodër, ku do të përcjellim ndeshjen e djemve tanë ndaj Kroacisë, mora pjesë në inaugurimin e Fabrikës për përpunimin e perimeve “Jaha Group”, në Podujevë, investim i përbashkët i një biznesmeni nga diaspora dhe kompanisë investuese gjermane, “Kappa Antipasti”.

Kjo Fabrikë është shembull i investimit të suksesshëm në përpunimin e produkteve bujqësore, të cila po eksportohen në Gjermani, produkte që së shpejti do të mbillen në tokën tonë.

Vizitova vendin e punës të mbi 500 punëtorëve, shumica gra të vyeshme, që kanë filluar punën këtu, ku vura re një ambient shumë të mirë, modern dhe të përshtatshëm pune.

Qeveria e Kosovës do të vazhdojë përkrahjen e parezervë për investime nga jashtë, hapjen e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin e vendit tonë.

Kosova i ka njerëzit punëtorë, resurset ekonomike dhe ambientin e favorshëm për t’u zhvilluar në të gjitha drejtimet. Me punë, vullnet dhe besim, së bashku do ta bëjmë realitet.