LAJMI I FUNDIT:

Në Studeniçan të Shkupit organizohet garë pelivanash

Në Studeniçan të Shkupit organizohet garë pelivanash

Në fshatin Studeniçan të Shkupit do të mbahet edicioni i gjashtë me radhë i manifestimit ndërkombëtar kulturoro-sportiv për pelivana ”Tradita vazhdon”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Manifestimi organizohet nga shoqata për arsim, kulturë, sport dhe ekologji, e mbështetur nga Ministria për kulturë. Garuesit do të vijnë nga Turqia, Greqia, Bullgaria, Kosova, Shqipëria, si edhe pjesëmarrësit nga vendi.


Përveç garës së pelivanave, do të ketë edhe aktivitete tjera kulturore, këngë, valle, ushqime tradicionale, karakteristikë për rajoni e Karshiakës së Shkupit./Telegrafi/