LAJMI I FUNDIT:

Osmani tregon se çfarë do të përmbajë Rezoluta e propozuar për Demarkacionin

Osmani tregon se çfarë do të përmbajë Rezoluta e propozuar për Demarkacionin

Demarkacioni me Malin e Zi vazhdon të mbetet problem i pazgjidhur në vend, përkundër disa përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje.

Pozitë e opozitë vazhdojnë të jenë në dy pole të kundërta përkitazi me këtë temë. Por, pavarësisht kësaj, Arben Gashi dhe Vjosa Osmani – deputetë të partisë në koalicion, Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) – kanë ofruar një alternativë për këtë temë.

Sipas tyre, subjektet politike mund të arrijnë marrëveshje me të cilën e shprehin vullnetin e tyre për ta zgjidhur problematikën e demarkacionit brenda disa muajsh, dhe që kjo marrëveshje të shndërrohet në rezolutë të Kuvendit – në mënyrë që institucionet e Bashkimit Evropian të votojnë për liberalizimin e vizave pasi të ratifikohet Demarkacioni.


Deputetja Osmani, në një prononcim për Telegrafin, ka sqaruar se çfarë kanë paraparë të përmbajë një rezolutë e tillë.

“Ajo që kemi thënë dje në Komisionin për Integrim është veç një pjesë e ideve që kemi paraqitur gjatë takimeve që kishim në Berlin dhe në Bruksel. Është kërkuar të diskutohet për ide të reja, se si të dilet nga situata e tanishme, në mënyrë që mos të bllokohet liberalizimi i vizave dhe që Kosova të vendoset në agjendën e Parlamentit Evropian dhe të Këshillit – kur votohet për heqje të vizave”, ka thënë Osmani.

Ajo ka shtuar se atë që e ka thënë dje është që çdo procesi duhet t’i paraprijë një lloj pajtimi i partive parlamentare, rreth rrugës që duhet të ndiqet, dhe se shumica e krizave politike në vend kanë përfunduar nëpërmjet miratimit të rezolutave në Kuvend.

Osmani ka treguar se një rezolutë e tillë do të përmbante disa pika të cilat do të çojnë drejt një zgjidhje të duhur për çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi.

“Është propozuar që të gjitha forcat politike të negociojnë tekstin e një Rezolute dhe ta përkrahin me vote. Një Rezolutë e tillë do të përmbante: Përkushtimin që procesi i demarkacionit me Malin e Zi të përfundojë sa më shpejtë; të caktohet afati brenda të cilit do të rinegociohej me këtë shtet; të përcaktohet afati për zgjidhje të tjera alternative (p.sh arbitrazh, nëse rinegociimi nuk ka sukses); dhe, të rikonfirmohej përkushtimi që të arrihet marrëveshje në mirëbesim duke ruajtur raportet e fqinjësisë së mirë”, u shpreh Osmani.

Ajo ka theksuar më pas se rezoluta jo domosdoshmërisht duhet të kufizohet në këto çështje dhe se teksti i saj do të varet nga pajtimi që arrijnë partitë politike.

“Kjo do të ketë efekt të dyfishtë: një, do të arrijë të bëjë bashkë të gjitha partitë politike, qeveri e opozitë; dhe në dy, do të arrijë të prodhojë një dokument të cilin do t’a ketë BE-ja para se të votohet për vizat”, theksoi Osmani.

Deputetja e cila edhe më parë kishte thënë se do të votonte kundër demarkacionit në këtë version, ka shtuar se hapi tjetër i kësaj rezolute do të ishte votimi i kushtëzuar në Parlamentin Evropian dhe në Këshillin e Ministrave sa i përket vizave.

“Pra, do të votohej pro heqjes së vizave për kosovarët, me kusht që para se të hyjë në fuqi vendimi për lëvizje të lirë, Kosova të zgjidhte çështjen e demarkacionit. Nëpërmjet një procesi të tillë, Kosova do të kishte më shumë kohë dhe nuk do të ishte në presion që gjithçka të përfundojë në tetor. Pra, besoj që kjo do na jepte edhe së paku 5-6 muaj të tjerë të cilët do të duhej të shfrytëzoheshin maksimalisht për qartësimin e të gjitha kontesteve që tani ekzistojnë rreth marrëveshjes aktuale për demarkacion”, tha Osmani.

Ajo më pas shtoi se “përveç demarkacionit, kriteri tjetër është luftimi i krimit dhe korrupsionit, dhe kërkesat e BE-së janë të qarta në këtë drejtim. Por, po ashtu na është bërë e qartë qe edhe nëse ratifikohet demarkacioni, nuk ka garanci se të gjitha shtetet anëtare do të votojnë pro heqjes së vizave, për shkak të brengave rreth migrimit dhe azilkërkuesve, prandaj duhet të lobohet tek këto shtete veç e veç”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shefi i Zjarrfikësve jep detaje nga aksidenti tragjik në Liqenin e Badovcit: Dy trupa u gjetën në ujë, një në veturë

Shefi i Zjarrfikësve jep detaje nga aksidenti tragjik në Liqenin e Badovcit: Dy trupa u gjetën në ujë, një në veturë

Jehona Hulaj
Viktimat e aksidentit tragjik ishin rreth moshës 20 vjeç, kryeprokurori Gashi: Dy janë identifikuar - njëri ende jo

Viktimat e aksidentit tragjik ishin rreth moshës 20 vjeç, kryeprokurori Gashi: Dy janë identifikuar - njëri ende jo

Jehona Hulaj
Sveçla reagon pas aksidentit tragjik në Badovc: Ekspertët janë duke bërë hetimet, qytetarët të vozisin me kujdes

Sveçla reagon pas aksidentit tragjik në Badovc: Ekspertët janë duke bërë hetimet, qytetarët të vozisin me kujdes

Lajme
​Nagavci: Familjeve që nuk kanë mundësi financiare, do t’ia mbulojmë pagesën e çerdheve

​Nagavci: Familjeve që nuk kanë mundësi financiare, do t’ia mbulojmë pagesën e çerdheve

Arsim
Mbi 3 mijë paketime me produkte të skaduara konfiskohen nga Dogana e Kosovës

Mbi 3 mijë paketime me produkte të skaduara konfiskohen nga Dogana e Kosovës

Lajme
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Kalo në kategori