LAJMI I FUNDIT:

Shala: Ndaje mendjen Hashim, a ke luftuar, a jo?

Shala: Ndaje mendjen Hashim, a ke luftuar, a jo?

Deputeti i Nismës për Kosovën, Haxhi Shala ka thënë se kur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi flet për mediat shqiptare thotë se ka luftuar kundër Serbisë, ndërsa për mediat e huaja deklaron të kundërtën.

“Kur flet për mediet shqiptare Hashim Thaçi thotë se ka luftuar kundër Serbisë, sa ka luftuar nuk e din, por e thotë që ka luftuar! Po ky, i njëjti, kur flet për mediet e huaja, sikur që ishte rasti me intervistën e tij dhënë televizionit Euronews, thotë se ka qenë larg “vijave të frontit”, dmth larg nga vendet ku është luftuar”, ka shkruar Shala në llogarinë e tij në Facebook.


Postimi i plotë i Shalës në Facebook:

“Unë kam luftuar që shqiptarët të vendosin vetë për veten dhe të mos merret leje në Serbi për ato që ne vendosim apo dëshirojmë, kështu që jam krejt indiferent për opinionet e Beogradit për ne”, ka thënë Thaçi për “Shekullin”.
Kur flet për mediet shqiptare Hashim Thaçi thotë se ka luftuar kundër Serbisë, sa ka luftuar nuk e din, por e thotë që ka luftuar!
Po ky, i njëjti, kur flet për mediet e huaja, sikur që ishte rasti me intervistën e tij dhënë televizionit Euronews, thotë se ka qenë larg “vijave të frontit”, dmth larg nga vendet ku është luftuar.
Tash, ndaje mendjen njëherë e mirë Hashim, a ke luftuar a jo?