Agjencia Kosovare e Privatizimit nënshkroi sot marrëveshjen e bashkëpunimit me komunën e Malishevës për transferimin e të drejtave dhe detyrimeve në lidhje me asetet e NSh “Kosovatrans”-njësia në Malishevë.
Drejtori menaxhues i AKP-së, Ekrem Hajdari i shoqëruar nga dy zëvendësdrejtorët, Valbona Dibra dhe Avni Jashari, ia dorëzuan marrëveshjen për transferimin e kësaj ndërmarrje kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj me ç’rast u mbajt edhe ceremonia e pranim dorëzimit të ndërmarrjes “Kosovatrans” nga autoriteti i AKP-së tek autoriteti i Komunës së Malishevës.
Marrëveshja e nënshkruar rregullon bashkëpunimin lidhur me transferimin e aseteve dhe detyrimeve të ndërmarrjes shoqërore “Kosovatrans” në Prizren, Njësia Punuese “Stacioni i Autobusëve”, në Malishevë nga administrimi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit tek Komuna e Malishevës, ashtu siç është përcaktuar me nenin 4 të Rregullores Nr. 02/2013 të Qeverisë së Republikës së Kosovës mbi kriteret për krijimin e ndërmarrjeve publike dhe pjesëmarrja e Komunave në Bordet e Drejtorëve.
Marrëveshjes në fjalë i ka parapri kërkesa formale nga ana e Komunës së Malishevës e datës 9 shkurt 2016, për transferimin e ndërmarrjes shoqërore “Kosovatrans” nën autoritetin e Komunës, ndërsa Bordi i Drejtorëve i AKP-së në mbledhjen e mbajtur me datë 26 maj 2016 e ka aprovuar nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit në mes të AKP-së dhe Komunës së Malishevës në lidhje me transferimin e aseteve të NSh “Kosovatrans-Njësia/Stacioni i autobusëve në Malishevë tek Komuna e Malishevës, në bazë të Ligjit mbi Ndërmarrjet Publike.
“Kosovatrans”, ka qenë e regjistruar si ndërmarrje shoqërore, mirëpo në vazhdimësi ka kryer funksione në interes publik të qytetarëve.
Transferimin i kësaj ndërmarrje nga autoriteti i AKP-së tek organet e Komunës është në pajtim me Ligjin e AKP-së, ku neni 5 paragrafi 2 mundëson që ndërmarrjet dhe asetet e tyre të barten në përgjegjësi dhe administrim të një organi tjetër publik, përmes një Rregullore ose Ligji që është në fuqi dhe që është shpallur nga një autoritet kompetent publik në Kosovë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
PostCHAT ju pret!
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje