LAJMI I FUNDIT:

Djaloshi që çmendi internetin, mësoni gjithçka për të (Video/Foto)

Djaloshi që çmendi internetin, mësoni gjithçka për të (Video/Foto)
03.10.2016 Celtic v Hearts, SPFL Development League ............. KARAMOKO KADER DEMBELE

Karamoko Dembele ka çmendur internetin kur 13-vjeçari ka debutuar me ekipin U-20 të Celtic.

Pavarësisht diferencës fizike me lojtarët e tjerë në fushë, Dembele ka zëvendësuar Jack Aitchison (një 16-vjeçar që është bërë golashënuesi më i ri i ekipit të parë në fillimin e këtij viti) në pjesën e dytë kur kishin mbetur edhe nëntë minuta lojë, teksa Celtic fitoi 3-1 me Hearts.


Por kush është saktësisht adoleshenti që ka luajtur me lojtarë shtatë vite më të mëdhenj se ai?

Kur dhe ku ka lindur?

Dembele ka lindur në 2003-in në Bregun e Fildishtë, një vend që i ka dhuruar futbollit shumë talente.

Në çfarë pozicioni luan ai?

Adoleshenti mund të luajë në çdo pozicion në sulm, mesfushor sulmues, sulmues krahu ose qendërsulmues, që është edhe pozicioni i tij i preferuar.

Pse luajti me ekipin U-20?

Dembeles i është dhënë kjo mundësi sepse pjesa më e madhe e lojtarëve të ekipit janë grumbulluar me skuadrën U-19 të Skocisë, por aktivizimi i tij ka qenë një surprizë për shumë njerëz.

Si luajti?

Në raportin zyrtar të bërë nga klubi, ai “nuk është dukur jashtë vendit” mes shokëve të tij të skuadrës dhe mund të ketë fituar një vend në ekipin e të rinjve.

Mbajeni mend këtë emër: Dembele debuton për Celticun si 13-vjeçar (Video)
Lexo po ashtu Mbajeni mend këtë emër: Dembele debuton për Celticun si 13-vjeçar (Video)

Si dhe kur u zbulua ai?

Ai është zbuluar fillimisht në internet në moshën 12 vjeç kur ka marrë pjesë në Kupën e St Kevin’s Boys në Dublin në fillimin e këtij viti, duke bërë një paraqitje shumë të mirë kundër Barcelonas. Në fund është shpallu Lojtari i Kompeticionit.

St Kevin’s Boys Academy cup was class, And also happy to have got Best player of the Tournament ?⚽️?

A video posted by Kader Dembele (@karamoko99) on Mar 28, 2016 at 11:25am PDT

Cili është stili i tij i lojës dhe me kë është krahasuar?

Dembele është krahasuar me Lionel Messin për shkak të mënyrës se si i driblon kundërshtarët, duke përdorur këmbën e tij të majtë, dhe për shkak të lehtësisë me të cilën lëviz në fushë. Ai është gjithashtu shumë teknik dhe shpesh i kalon rivalët me prekjen e parë, para se të shpërthejë. Nëse nuk ka ndodhur që tani, ka shumë mundësi që për Dembele të interesohen shumë vëzhgues të klubeve të mëdha në të ardhmen e afërt.

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare

"Milionerët" shkelin projektin miliardësh të PSG-së: Dortmundi kalon në finalen e Championsit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori