LAJMI I FUNDIT:

Ramkovski porosi nga burgu: Qeveria dëshiron të më mbajë në burg deri sa të vdes!

Ramkovski porosi nga burgu: Qeveria dëshiron të më mbajë në burg deri sa të vdes!

Do të doja të ndajë me ju emocionin, të dashur lexues, lajmin që unë dua t’ua kumtojë, të enjten në “Slloboden Peçat”, do të lexoni rrëfimin e parë publik të Velija Ramkovskit, pas arrestimit të tij në dhjetor të vitit 2010. Letra e ish-pronarit të TV A1 është dëshmi prekëse e xhelatëve të paskrupulltë të Nikolla Gruevskit në rrobat gjyqësore, ku ende përpiqen të rrisin burgun tashmë drakonian, kështu shkruan Branko Geroski, i njohur si kritikues i ashpër i pushtetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Letrën e mora sot dhe përderisa e lexoja, pyes – nga ku ajo energji dhe guxim ndaj mikut tim, pasi kaloi aq shumë kohë në burg, së bashku me të afërmit e tij më të ngushtë dhe bashkëpunëtorët?

Do të veçojë tre fjali të shkurtra nga ai tekst:


“Edhe katër muaj unë do të mbush 70 vjeç. Besoj se qeveria dëshiron të më mbajë në burg deri sa të vdes”. Dhe pas përshkrimit: “Për inatë, do të jetojë 101 vjet!”

Ai është Velija çfarë e njohim nga ditët e tij më të mira. Prandaj, të enjten të siguroni një kopje të “Slloboden Peçat”. Letra e Velijas është një histori që nuk duhet lëshuar, porosit Geroski. /Telegrafi/